8 Korrik, 2023

Truproja e basketbollistit të njohur e goditi në fytyrë/ Publikohen pamjet nga incidenti i papritur i Britney Spears (Video)


Britney Spears u përball me një incident të papritur në një kazino në Las Vegas, teksa është goditur në fytyrë nga roja e sigurisë që mbronte basketbollistin e njohur francezn Victor Webanyama.

TMZ ka raportuar së fundmi se ylli i popit ka paraqitur një padi kundër truprojës së Victor, pasi ai e goditi atë në fytyrë pasi këngëtarja po kërkonte të bënte një foto me basketbollistin.

Sipas informacioneve të medias, ngjarja kanë ndodhur në mëngjes , më 5 korrik, në restorantin Catch në hotelin ARIA, në Las Vegas, Nevada.

Në një intervistë me Cassidy Hubarth të ESPN , Ëembanyama shpjegoi se çfarë ndodhi.

“Pashë lajmet këtë mëngjes, u zgjova me disa telefonata. Diçka ndodhi teksa po ecja me truprojën drejt një restoranti. Një person foli me mua, por sigurimi nuk u ndal dhe ai person më kapi nga pas, nuk e pashë se kush ishte dhe ai e shtyu atë mënjanë” , tha Wembanyama.

 

Megjithatë, një video e siguruar nga TMZ tregon momentin e incidentit dhe mohon versionin e lojtarit të NBA-së, pasi Spears vetëm e ka prekur lehtë dhe nuk e ka kapur fortë.

Në videon e realizuar me celular, këngëtarja duket teksa i afrohet lojtarit nga pas.

“Më falni, zotëri”, thotë Spears, ku disa sekonda më vonë, truproja Damian Smith e godet në fytyrë yllin.

Në video mund të shikohet dhe reagimi i personave që ndodheshin pranë këngëtares teksa po bërtisnin. Burri i Spears, Sam Asghari, i cili ishte dëshmitar i incidentit shihet teksa vrapon drejt truprojës.

Pak më pas, sipas pamjeve të siguruara nga TMZ , këngëtarja e “Toxic” është parë e ulur e qetë në restorant. Megjithatë, një dëshmitar pohoi se Spears ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar për çka i ndodhi”.

© Panoramaplus.al