16 Korrik, 2020

Trupi i saj u gjet duke lundruar në liqen, ish-bashkëshorti i aktores po përjeton makth: S’mund ta imagjinojë rritjen e djalit pa nënë e tij


Ish-bashkëshorti i Naya Rivera është i tronditur nga vdekja e aktores së njohur.

Sipas People, Ryan Dorsey ende nuk mund ta pranojë se nëna e djalit të tij nuk është më.

“Ryan mezi fle, është një makth për të,”- tha një burim. “Edhe pse nuk ishte më me Naya, është nëna e djalit të tij. Josey ka nevojë për mamanë e tij.”

Ish-çifti u martuan në vitin 2014 dhe u ndanë katër vite më vonë. Ata janë prindër të një djali 4-vjeçar, të pagëzuar me emrin Josey.

“Rayna nuk mund ta imagjinojë dot rritjen e Josey pa Naya. Është një situatë shkatërruese,”- shtoi burimi.

Trupi i aktores u gjet 5 ditë pasi ajo u zhduk në liqenin Piru ku kishte dalë për të bërë xhiro me varkë me djalin e saj.

Të dy hynë për të bërë not, por Naya përdori të gjitha fuqitë e saj të fundit për të shpëtuar Josey.

Ajo arriti që të kthejë në varkë 4-vjeçarin ndërsa vetë u mbyt në lumë. Josey u gjet nga një anije tjetër duke fjetur gjumë në varkë.

Rezultatet e autopsisë treguan se mbytja e aktores ishte aksidentale.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al