14 Korrik, 2020

Trupi i saj u gjet duke “lundruar” në liqen, aktorja e famshme përdori fuqitë e fundit për të shpëtuar djalin e saj 4-vjeçar


Naya Rivera përdori fuqitë e saj të fundit për të shpëtuar djalin e saj 4-vjeçar para se të vdiste, tha sherifi i Qarkut Ventura, Bill Ayub.

“Ajo kishte energji të mjaftueshme për të rikthyer në varkë djalin e saj por jo aq sa të shpëtonte veten,”– tha Ayub.

Trupi i aktores së njohur, që ishte zhdukur në liqen prej ditës së mërkurë, është gjetur të hënën.

33-vjeçarja mori një varkë me qira dhe doli të bënte xhiro në Liqenin Piru së bashku me djalin.

Fëmija u tregoi hetuesve se hynë për tu larë në liqen por nëna e tij nuk u kthye më kurrë në varkë.

Ai tha se kur ktheu kokën prapa, shikoi Riverën teksa zhdukej nën sipërfaqen e ujit.

Djali u gjet duke fjetur gjumë në varkë nga një anije tjetër. Një jelek shpëtimi u zbulua varkë ndërsa djali mbante veshur një tjetër.

Trupi i saj u gjet duke lundruar në zonën verilindore të liqenit, ku thellësia e ujit arrit 10 deri në 18 metra.

Ayub tha se hetuesit janë “të sigurt” se trupi i gjetur ishte i aktores.

Aktorja fitoi famë me rolin e saj si Santana Lopez në filmin “Glee”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al