26 Qershor, 2021

Trollet politike në rrjetin social Facebook në Shqipëri/ Si janë pozicionuar në zgjedhjet e 25 prillit: Rastet e Ramës dhe Bashës


trolliNga Oliverda Allmuça/ Julian Hoxhaj/ Enrik Braho. Algoritmet e kanë ndryshuar botën. Madje autoriteti që kaloi nga hyjnitë qiellore te njerëzit prej mishi dhe gjaku, mund të pësojë një tjetër kapërcim dhe të kalojë pikërisht në këto algoritme. (Harar 2018)

Mënyra sesi zhvillimi galopant i teknologjisë ka pushtuar edhe detajet më të imëta të jetës sonë, ka lënë gjurmët e veta edhe në politikë.

Ndryshe nga vite më parë, kur audienca dhe votuesi i mundshëm gjendej përballë ekranit të televizorit dhe bombardohej me mesazhe të panumërta politike, pa mundur të kishte të drejtën e replikës, me kalimin në Internet ka marrë një peshë të madhe dhe vendimtare në komunikimin që aktorët politikë zhvillojnë, sidomos në prag fushatash zgjedhore.

Në Shqipëri jemi vetëm pak javë larg zgjedhjeve parlamentare dhe mitingjet janë ndaluar për shkak të situatës që ka shkaktuar pandemia e COVID-19, duke shmangur kështu grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Kjo ka bërë që rrjetet sociale të fuqizohen ndjeshëm dhe të përdoren edhe më shumë nga politikanët shqiptarë, të cilët edhe para pandemisë ndodheshin në këto hapësira virtuale, por që nga marsi i vitit 2020 u vu re një orientim edhe më i madh drejt tyre. Veçanërisht gjiganti Facebook, i cili sipas Alexa.com është faqja sociale më e vizituar në Shqipëri, nisi të përdoret në mënyrë masive nga politikanët si një katalizator i shkëlqyer për kontaktin e tyre me votuesit.

Por çfarë u vu re në postimet e faqeve zyrtare të dy politikanëve që gjenden përballë njëri-tjetrit në këto zgjedhje, kryeministrit Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha? Ekzistenca e trolleve, një fenomen i njohur në botë, i ardhur edhe në Shqipëri.

Mediat sociale në Shqipëri, por edhe figura të ndryshme politike kanë folur shpeshherë për një ‘ushtri trollesh’ që komenton pozitivisht ose negativisht në faqet e politikanëve, duke ngritur hipotezën se një grup njerëzish paguhen për të bërë trolling, por nuk ka pasur një analizë konkrete lidhur me këtë fenomen.

Ky shkrim synon të shpjegojë termin troll, të bëjë një renditje të karakteristikave kryesore të një profili-troll, të shqyrtojë qasjen e trolleve në rrjetet sociale të dy drejtuesve të kaheve politike në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit dhe të analizojë gjuhën e përdorur nga trollet. Hipoteza që ngrihet është ajo se trollet në Shqipëri, në prag zgjedhjesh sidomos, përdoren për të forcuar imazhin e kandidatit dhe ndaj pozicionohen në mbrojtje.

trolliii

Çfarë janë trollet politike?

Vetë fjala troll daton shumë kohë më parë dhe simbolizon një krijesë imagjinare, zakonisht me përmasa shumë të mëdha ose shumë të vogla që përmendet në historitë tradicionale skandinave, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe jeton në male ose në shpella. Kryesisht figura të tilla kishin një ngjyresë negative dhe merrnin role antagoniste.

Por fjala troll, në internet ka marrë një kuptim të ri dhe nënkupton një profil, një mesazh ose një veprim (trolling) që ka si synim të postojë në internet një mesazh të bezdisshëm ose ofendues, në mënyrë që të shqetësojë një person të caktuar, të rrëmbejë vëmendje dhe të mbjellë përçarje duke postuar përmbajtje që provokon debat.

Kohët e fundit, trollet janë organizuar duke krijuar ato që në internet quhen “troll farm” (ferma trollesh), të cilat kanë një sistem shumë specifik dhe një axhendë të përcaktuar politike.

Raste konkrete nga bota, ku trollet politike kanë arritur të ndërhyjnë në çështje shumë të rëndësishme janë zgjedhjet presidenciale të 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjedhjet u fituan nga Donald Trump, ndërsa vetëm pak kohë pas rezultatit, fitorja e tij filloi të emërtohej si “Trump fake-news Presidency”, pas hetimeve për ndikimin e lajmeve të rreme të prodhuara nga profile të automatizuara (BOTS) dhe ato të porositura. (Linvill dhe Warren, 2018)

Këto ferma trollesh, zakonisht sponsorizohen nga palët politike dhe menaxhohen nga agjentë të cilët krijojnë një sërë llogarish të rreme në mediat sociale dhe personat (që ndryshe quhen “puppet”), me këto profile përhapin dezinformata dhe propagandë me qëllim që të lëkundin mendimet, destabilizojnë shoqërinë dhe madje të arrijnë deri aty sa të ndikojnë në zgjedhje.

Pse është i rëndësishëm analizimi i trolleve, efekti i tyre në audiencë

Në këtë shkrim nuk është e rëndësishme vetëm të zbulohen karakteristikat e trolleve në mënyrë që t’i njohim ato në lëmin e rrjetit, por gjithashtu të krijohet te publiku një lloj barriere dhe filtri lidhur me trollet politike dhe efektin e madh që ata kanë në manipulimin e votuesve potencialë. Në këtë mënyrë edhe qytetarët e thjeshtë që përdorin masivisht rrjetet sociale të mos gjenden plotësisht të paarmatosur përballë trolleve dhe efektit të tyre manipulues.

Në një studim të Pew Research Center, me qendër në Uashington, u arrit në përfundimin se interneti dhe aksesi ndaj teknologjisë i ka bërë njerëzit më të informuar, por edhe më të lehtë për t’u manipuluar.

Ky detaj provon edhe njëherë forcën e madhe që kanë trollet politike në ndikimin e audiencës, duke arritur deri aty sa të ndryshojnë plotësisht bindjet e tyre politike dhe deri në rrezikimin e demokracisë.

Në këtë pikë, kemi realitetin e hidhur kur demokratizimi i komunikimeve nëpërmjet mediave sociale, fakti që të gjithë e kanë mundësinë për të komunikuar, kthehet në një rrezik për vetë demokracinë. Kemi një rast ironik, pasi një mjet demokratik i kthehet kundër dhe e dëmton demokracinë.

Në një kohë kur njerëzit preferojnë t’i drejtohen më shumë rrjeteve sociale për t’u informuar, gjendja bëhet akoma më serioze pasi mundësia për manipulim rritet më shumë. Ndryshe nga përdorimi i BOTS (profile të automatizuara), trollet menaxhohen nga njerëz realë, gjë që e bën më të sofistikuar procesin në tërësi, duke u bërë edhe më i vështirë dallimi i tij.

Kjo pasi ndryshe nga BOTS të cilët kanë një gjuhë tërësisht mekanike, të automatizuar, dhe shpesh me shumë gabime, për shkak të përkthimit kompjuterik, trollet zgjedhin me kujdes kë personazh sulmojnë ose mbrojnë, zgjedhin me kujdes argumentet, dinë si të provokojnë debat dhe madje edhe gabimet drejtshkrimore bëhen qëllimisht për t’u dukur të shkujdesur.

Profili i dy drejtuesve më të lartë të kaheve politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha

Në kërkimin e fundit të bërë me një vëzhgim në profilet zyrtare të dy politikanëve që do të garojnë këto zgjedhje, bie në sy numri i lartë i ndjekësve në të dyja palët, por që kryesohet ndjeshëm nga Rama me më shumë se dyfishin e ndjekësve të Bashës. Konkretisht:

figura 1

Në vëzhgimin një javor, janë nxjerrë edhe statistikat e postimeve që Rama dhe Basha kanë bërë në profilet e tyre zyrtare në rrjete sociale për 7 ditë nga data 1-7 shkurt 2021, ku është vënë re se kreu i qeverisë ka një numër më të lartë të postimeve, por me një diferencë jo shumë të madhe nga Basha.

 

 

fig 2

Ndërkohë përsa i përket numrit të postimeve për secilën nga ditët, vëmë re se Rama përpiqet të ketë një numër postimesh të njëjtë në të gjitha ditët, përgjithësisht deri në 10 postime në ditë, ndërsa kreu i opozitës ka një luhatje të ndjeshme në postimet e ditëve të javës të cilat nisin nga zero deri në 13 postime.fig 3 

 

fig 4Por në mënyrë që t’i afrohemi edhe më shumë synimit të këtij shkrimi, u desh që të numëroheshin edhe komentet në postimet e javës, nga ku u pa se Rama kryesonte bindshëm në rrjete sociale me një numër shumë të lartë komentesh.

 

fig 5

Kryesisht përgjatë vëzhgimit u vu re se Rama kishte një mesatare komentesh për post rreth 450, ndërsa Basha rreth 150.

Kur një profil mund të quhet troll në rrjetet sociale në Shqipëri?

Në vëzhgimin e bërë në profilet e Ramës dhe Bashës u vu re se disa profile kishin disa karakteristika të ngjashme, të cilat bazuar edhe në studimet perëndimore i përkasin trolleve.

Kështu rezultatet treguan se trollet politike në Shqipëri kanë këto karakteristika:

  • Profili i tyre në rrjet figuron zakonisht si faqe, pra jo si një profil individual (page)
  • Numri i pëlqimeve në këto faqe varion nga 70 deri në 150 like
  • Profili i tyre mund të ketë edhe një emër që tingëllon si një person real, por kur e hap llogarinë nuk ka aktivitet të besueshëm (nuk ka numër shokësh, nuk ka fotografi reale, nuk ka të dhëna)
  • Fotot e profilit janë të marra në internet
  • Emrat e përdorur shoqërohen me mbiemra kafshësh (X Çakalli)
  • Emra e përdorur shoqërohen me emra qytetesh ( Y Durrës)
  • Profilet troll ose janë në sulm ose në mbrojtje
  • Në Shqipëri ekzistojnë edhe profile të personave që punojnë në administratë dhe që i përkasin personave realë që për shkak të detyrës, detyrohen ose preferojnë të komentojnë rregullisht dhe vetëm pozitivisht në postimet e kryeministrit, por ky rast kërkon një studim tjetër më të zgjeruarSi ndahen trollet në profilet e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha?

Gjatë vëzhgimit u vu re se trollet në profilin e kryeministrit Edi Rama, ndahen në dy kategori kryesore:

trollet që mbrojnë punën e qeverisë, figurën e kryeministrit Rama dhe që kritikojnë opozitën

-trollet që kritikojnë qeverinë, i kërkojnë llogari kryeministrit Rama dhe që lavdërojnë opozitën

Në këtë rast trollet e menaxhuara nga qeveria përpiqen të forcojnë imazhin e liderit të Partisë Socialiste, Edi Ramës pasi ky i fundit e ka përqendëruar të gjithë forcën e qeverisë në imazhin vetjak. Kryesisht komentet mbrojtëse kanë argumenta subjektive. Trollet e marra në analizë përgjatë javës së parë të shkurtit, kanë si synim kryesor ndikimin e ndjekësve në rrjet për të votuar PS dhe Edi Ramën, në mënyrë që t’i sigurojnë mandatin e tretë në pushtet. Duhet thënë se këto trolle nuk kanë si synim primar uljen dhe cënimin e opozitës në rrjete sociale, pasi në profilin e kreut demokrat Lulzim Basha gjenden pak komente negative.

Ndërkohë në profilin e Lulzim Bashës, u vu re se trollet ndahen në dy kategori kryesore që kryejnë të njëjtin funksion, por në pozicion të anasjelltë:

-trollet që mbrojnë punën e opozitës, figurën e Bashës dhe kritikojnë qeverinë Rama

-trollet që i quajnë mashtrime premtimet e opozitës, kritikojnë figurën e Bashës dhe kujtojnë ngjarje të caktuara si Gërdeci

Trollet që menaxhohen nga opozita përpiqen që të bindin votuesit potencialë që konsumojnë kohë në rrjete sociale, se PD ka një program shumë të mirë për zgjedhjet e 25 prillit dhe se ndaj duhet të votohet. Kryesisht komentet janë lavdëruese dhe një nga argumentet kryesore pse duhet të vijë PD në pushtet sipas trolleve është keqqeverisja nga Partia Socialiste. Ndërkohë pak trolle të opozitës mund të gjenden në profilin e Edi Ramës, por gjithsesi ekzistojnë.

fig 6 Trollet në Shqipëri pozicionohen në mbrojtje kur ka zgjedhje

Një nga vëzhgimet kryesore që u bë në profilet e Ramës dhe Bashës, lidhet me numrin e komenteve pozitive dhe negative në postet e personazheve të përzgjedhura.

Të gjitha këto shifra të paraqitura edhe në tabela, na ndihmuan të shohim më qartazi përqëndrimet më të mëdha të trolleve, për të bërë përpjekje për të kuptuar mënyrën sesi kanë zgjedhur të veprojë “ferma” e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë nga grafiku në Fig.5 se komentet në rrjete sociale për një javë ishin rreth 15 mijë në postet e Lulzim Bashës dhe 28 mijë në postet e Edi Ramës, shifra këto të konsiderueshme.

Pas vëzhgimit u vu re se trollet kryesisht janë në mbrojtje. Vëzhgimi u bë për 14 postime (një për secilën ditë të javës), 7 në profilin e Edi Ramës dhe 7 në profilin e Bashës ku raporti shtrihej kryesisht njësoj. Konkretisht:

 

fig 7

fig 8

 

Pra sipas vëzhgimit vëmë re se trollet e të dyja palëve e vënë fokusin te forcimi i imazhit të kandidatit dhe mbrojnë punën e secilës palë.

Në vëzhgimin 1 javor të trolleve në profilin e Ramës, dilet në përfundimin se 71% e trolleve komentojnë pozitivisht, ndërsa në profilin e Bashës rreth 73% .

Gjuha e përdorur nga trollet në profilet e të dy aktorëve të rëndësishëm të politikës

Trollet politike në Shqipëri kanë një synim të qartë: Ata duan të turbullojnë votuesin dhe ta bindin që një kandidat dhe një parti është e duhura dhe kundërshtari jo.

Prandaj asnjë mesazh që ata hedhin në rrjete sociale nuk është i “pafajshëm”, madje krejt e kundërta, ndërtohet në mënyrë të tillë që të ketë një rezultat ose impakt fundor që i shkon për shtat qëllimit të trollit.

Çfarë doli në pah nga vëzhgimi një nga një i komenteve në të dyja faqet zyrtare:

·         Trollet ndahen në profile që e përzgjedhin gjuhën dhe nuk bëjnë gabime drejtshkrimore dhe trolle që shkruajnë të shkujdesur dhe me shumë gabime.

Për këtë pikë, ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni shprehet se rasti i trolleve që e përzgjedhin gjuhën është edhe më i rrezikshëm.

“Një njeri që ka gjuhë të përzgjedhur dhe bën luftë online, është më i rrezikshëm se dikush me kuotë inteligjence më të ulët. Jo vetëm në shqip, por në çdo gjuhë të botës, mënyra se si shkruhet teksti është treguesi i parë i nivelit të inteligjencës së një njeriu. Prandaj, ata që e shkruajnë shqipen plot me gabime në internet, me zhargon e me shpërthime emocionale, nuk shfaqin rrezik të madh. Madje, përdorimi i gjuhës së rrugës e me gabime është element përbërës i minimizimit të çështjes dhe kundërshtarit, shpërfillje, shpoti ndaj tij. E gjitha bëhet për të manipuluar situatën, njerëzit, mendimet e proceset.”

·         Kur pozicionohen në mbrojtje, trollet përdorin kryesisht argumente subjektive dhe me superlativa (shembull i marrë në profilin e kryeministrit Edi Rama: Rama, je lideri më i mirë që ka pasur Shqipëria)

Për raste të tilla, Erlis Çela ekspert komunikimi dhe pedagog, shprehet se trollet kanë si synim të krijojnë një imazh pozitiv të ekzagjeruar për një politikan apo një figurë publike, ata postojnë informacione të hiperbolizuara ose manipulojnë faktet në favor të politikanit për të cilin punojnë, por kanë një ndikim afatshkurtër.

“Në këto raste qëllimi i fshehur është të orientojnë opinionin e pjesës tjetër të audiencës që ndjek të njëjtin politikan, por që mund të ketë një mendim disi më të balancuar. Krijimi i një rrjedhe informacioni pozitiv për politikanin përmes postimit të komenteve me superlativa dhe argumente të subjektive, synon të krijojë përshtypjen e një mbështetje të madhe nga ana e publikut. Mendoj se komentet apo i gjithë aktiviteti në rrjet që vjen nga llogari të rreme, krijon një ndotje të mjedisit informativ. Në plan afatgjatë trollet sjellin pasoja negative në imazhin e vetë politikanit apo personit që synon të përfitojë prej tyre. Përgjithësisht përfitimet nga trolling janë afatshkurtra dhe mund të ndikojnë te një votues i painformuar.”

Nga ana tjetër, Edlira Gjoni shprehet se votuesi shqiptar kryesisht nuk thellohet, ndaj ai është i ndikueshëm nga efekti trolling.

“Për fat të keq, studimet e ndikimit të trollsave në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA treguan se retorika të tilla funksionojnë. Ndikimi i tyre tek votuesi ndryshon në varësi të arsimit, punësimit, interesave, angazhimit social dhe vetë-aktualizimit të secilit votues. Sa më afër nivelit baze të piramidës së Maslow të jetë votuesi, aq më shumë ndikohet prej trolleve. Sa më lart, aq më e ulët është kjo mundësi. Por, ne e dimë që votuesi shqiptar nuk thellohet, nuk është i dhënë pas leximit të hollë apo pas mendimit të pavarur. Rrjedhimisht, masa më e madhe është audiencë (pra votues) që ndikohet lehtë nga argumentet subjektive, nga batuta, manipulimi, propaganda dhe makinacionet.”

·         Trollet përdorin gjuhë urrejtjeje, fjalë ofenduese, kërcënime dhe fjali nxitëse për vepra kriminale (Shembull i marrë në profilin e kryedemokratit Lulzim Basha: Ky duhet vrarë).

Duke marrë parasysh vetë natyrën e trollit dhe synimin për të shkaktuar debat, mërzi dhe për të manipuluar, gjendja bëhet vërtet serioze kur gjuha kthehet në një armë të fortë për të ngjallur urrejtje, për të prekur në jetën personale të personazheve publike apo për të nxitur kundër tyre zemërim dhe akte të rrezikshme.

Për këtë pikë Edlira Gjoni shprehet se duhet të ketë një rregullator.

“Duhet rregullator. Duhen filtra. Duhet mekanizëm mbrojtës ndaj sigurisë dhe shëndetit mendor të njerëzve. Disa e sulmojnë këtë qëndrim, duke e ngatërruar me cenimin e lirisë së fjalës, nëse vendosen filtra e rregulla. Në fakt, pa to bëhet vrasja më flagrante që i bëhet fjalës, duke e keqpërdorur apo mbytur me metoda të tilla fyese, manipuluese dhe urrejtjeje. Shqetësimi më i madh sot është se trollsat janë në përgjithësi njerëz të pa përmbushur, me deficenca dhe dështime në jetë, por që janë aq aktive e shtuar aq shumë, saqë po bëhen burimi kryesor i ankthit, stresit dhe depresionit për personat që sulmojnë. Trollsat janë sot burimi më i madh i problemeve të shëndetit mendor, uljes së vetëbesimit dhe tërheqjes nga jeta aktive e personave të sulmuar.

Ndaj, të tilla sulme e të tillë njerëz, patjetër duhen rregulluar, filtruar e ndaluar. Për të mirën e përbashkët!”

E ardhmja e trolleve

Teknologjitë e komunikimit në rrjet, për mirë dhe për keq, bënë të mundur që gjithësecili të ketë një zë. Platformat si Facebook, Twitter dhe YouTube kanë arritur në atë pikë sa e kanë demokratizuar pjesëmarrjen në fushatat zgjedhore si asnjëherë më parë.

Por, bashkë me këto mundësi të pafundme, ngrihet edhe rreziku që i kanoset zgjedhjeve dhe demokracisë, të cilat të gjendura përballë “fermave” të trolleve iu vështirësohet lufta.

Por, a do të ketë një rregullator në hapësirat virtuale që të merret me moderimin e komenteve që përdorin gjuhë urrejtjeje, fjalor denigrues apo nxisin dhunë? Për këtë ekspertët janë akoma të dyzuar dhe në vështirësi për të gjetur një zgjidhje që të dalin në një konkluzion përfundimtar.

“Një nga sfidat më të mëdha në të ardhmen, do të jetë gjetja e një balance të përshtatshme midis ruajtjes së anonimitetit dhe lirisë së fjalës dhe nga ana tjetër përballja me pasojat, e atyre që bëjnë deklarata abuzuese në rrjet”-shkruan eksperti Bailey Poland.

Por deri sa të vijë një moment që bota të ndalet dhe të vendosë sesi do t’a menaxhojë këtë fenomen të ri, trollet do të vazhdojnë të jenë pjesë e ligjërimit politik në hapësirat virtuale dhe do vazhdojnë të kenë synime të qarta për të ndikuar në veprimin më të rëndësishëm që rrotullon politikën dhe ideologjitë: Votimin!

Prandaj nëse të njëjtat teknologji që shoqëria ka shpikur për të ndihmuar individët të ndjekin ëndrrat e tyre, sot po rindërtojnë këto ëndrra sipas interesave, si mund t’i besojmë mesazheve në rrjet?

II.

 Investigimi/ Kush janë ‘anonimët’ që shajnë dhe lëvdojnë politikanët në faqet e tyre: Rastet e Ramës, Bashës dhe Veliajt

 Rrjetet sociale janë shndërruar në makineri të mirëfillta për shpërndarjen e mesazheve propaganduese të politikës. Facebook është rrjeti më popullor dhe më i përdorur nga politikanët, për të krijuar ndjekës dhe shpërndarë aktivitetin e tyre. Mirëpo veç ndjekësve të zakonshëm dhe realë, ka dhe ndjekës të cilësuar “fake” apo të rremë. Këta të fundit, kryesisht njihen në zhargon si “sufllqexhinj”, për ata të Partisë Socialiste, dhe “byrektorja” për ata të Partisë Demokratike. Në këtë shkrim, fokus ka qenë identifikimi i trolleve në profilet e politikanëve kryesorë në vend, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Presidentit Ilir Meta. Gjithashtu në fokus kanë qenë dhe portale kryesore në vend, që kanë ndërkativitet me komentues në faqet e tyre në ueb.

Çfarë janë trollet dhe si funksionojnë ato?

Trollet janë profile apo faqe të rreme, pas të cilëve fshihen persona realë që komentojnë, shpërndajnë apo diversifikojnë mesazhe të caktuara në rrjetet sociale. Kryesisht trollet janë strukturuar në faqet kryesore të politikanëve, ku kanë rolin e sulmueseve në profilet e kundërshtarëve me komente negative. Megjithatë, gjatë këtij investigimi është hasur një fenomen i çuditshëm, kryesisht faqe apo profile të rreme janë identifikuar në faqen e Facebook-ut të Kryeminisrit Edi Rama. Si politikani me më shumë ndjekës në Shqipëri, por dhe me më shumë pushtet, në faqen e kryeministrit Rama vihen re lehtësisht faqe apo profile të rreme që komentojnë për të shprehur mbështetjen ndaj liderit socialist. Nga vëzhgimi ka rezultuar se trollet janë zakonisht në formën e faqeve “fan page”, me jo më shumë se 30 ndjekës. Trollet kanë emra në dukje realë, por në brendësi të faqes kanë foto të rreme, mungojnë të dhënat personale si dhe ndërkativiteti në faqen e tyre. Kryesisht kanë emra përdoruesish si: Blog Personal, Dekor Shtëpie, etj… Këto faqe komentojnë vazhdimisht dhë në mënyrë masive në faqen e kryeminisrit, kur ky i fundit hedh përmbajtje të ndryshme në faqe. Gjithashtu trollet janë dhe profile në Facebook. Ato dallohen prej faktit se janë kryesisht me pak shokë (friends) të përbashkët, kanë foto të rreme, mungojnë të dhënat personale dhe ndërkativiteti në faqe. Trollet bëjnë zakonisht komente pozitive në faqen e Kryeministrit.

Fenomeni i çuditshëm që vihet re është fakti se zakonisht në komentet e trolleve nuk ka ndërkativitet. Pra, komenteve të trolleve nuk u komentojnë profile apo faqe të tjera brenda një postimi. Trollet komentojnë pothuajse në çdo postim të Kryeministrit. I tillë është rasti i “Monda Mulletit”. Kjo faqe është tipike, komenton në çdo postim të kryeministrit. Zakonisht ajo ka një gjuhë të pastër, pa fyerje dhe komenton vetëm pozitivisht për Kryeministrin.

123

Disa profile/faqe të rreme te Kryeministri Edi Rama

 

  1. Ana Loka Fan Page me 3 like (Blog Personal)
  2. Monda Mulleti Fan Page 149 like (Dekori i Shtepise) komente në disa statuse
  3. Mariela Noci Fan Page 35 like (Blog Personal)
  4. Mimo Coutungo profil i rremë komente negative
  5. Hysen Kateshi Profil i dyshimtë Komente pozitive
  6. Mbarime Toska komente pozitive Profil i dyshimtë
  7. Adivije Dumbo Profil i dyshimtë (koment pozitiv)
  8. Fatma Demko Profil i dyshimtë (koment pozitiv)
  9. Antonio Toni Profil i Dyshimtë (koment pozitiv)
  10. Suzana Osmani Profil i dyshimtë, komente masive pozitive
  11. Pandi Thanasi fan page 2 like dekori i shtepise
  12. Lona Aliu profil i dyshimtë komentuese e rregullt
  13. Dita e Re profil i dyshimte komente pozitive
  14. Iris pigenos profil i dyshimte koment negativ
  15. Al Der profil i dyshimte koment pozitiv
  16. Jorgjeta Naum profil i dyshimtë
  17. Kopsa Mace fan page 15 like
  18. Christel westerbeck profil me 11 shok, i dyshimtë komente pozitive (komenton në çdo postim)
  19. Krista Prifti. Profil i dyshimtë 19 shokë
  20. Al Ban, Profil i dyshimtë ka vetëm 3 shokë pa foto profili
  21. Maliq Kasa, profil i dyshimtë ka vetëm 3 shokë pa foto profili
  22. Di Al, Profil i dyshimtë pa info në profil
  23. Klea Klea, Profil me 2 shokë, pa foto dhe të dhëna
  24. Sherif Bylyku, Profil me 2 shokë, pa foto profili dhe të dhëna
  25. Alme Gjoleka, profil me 2 shokë/ me foto të rreme (Sharer)
  26. Uarda werner, profil i dyshimtë, pa foto profili, pa të dhëna
  27. Luciano Luciano, profil i dyshimtë, komente pozitive, të dhëna të dyshimta në profil
  28. Aneta Hala, Profil i dyshimtë, të dhëna të dyshimta
  29. Tom Moore, profil i rremë, pa foto profili, komentues i rregullt dhe pa të dhëna në profil
  30. Ana Tasho, profil i dyshimtë, pa të dhëna në profil, komentuese e rregullt e kryeministrit
  31. Mimoza Sulaj, profil i dyshimtë, komentuese e rregullt e kryeministrit, pa ndëraktivitet

Lulzim Basha Trolls

  1. Delbenisht Lad Kurbini, Profil i dyshimtë, pa shokë vetem ndjekës, komente pozitive
  2. Ma Hip Ma hip, profil i dyshimtë, komente pozitive
  3. Liri Durres, Profil i dyshimtë, pa foto profili, komente pozitive
  4. Laçi Laç, profil i dyshimtë, ndjekës i rregullt, komente pozitive
  5. Ninot Bito, Profil i dyshimtë, pa foto në profil, komente pozitive
  6. Barjam Kryemadhi, Profil i dyshimtë, pa foto profili, komente pozitive
  7. Melita Melita, Profil i Dyshimtë, pa foto profili, pa ndërkativitet, komente pozitive

Vijon…

Në profilin e liderit të Partisë Demokratike, ka kryesisht komentues me profile të rregullta, por që janë “Top Fan”, ose ndjekës të rregullt. Mesatarisht në një postim të kryedemokratit, mund të gjesh deri në 30-40 komentues “Top Fan”. Ndërkohë, ndryshe nga “trollet” e dyshuara të Kryeministri Rama, ku shfaqen “fan page”, te Basha janë kryesisht profile Facebook-u. E përbashkëta e “trolleve të dyshuara”, në të gjitha faqet është fakti se komentet janë kryesisht pozitive dhe me shumë pak sharje. Kjo nënkupton, se të ashtuquajturit “sufllaqexhinj” apo “byrektorja”, kanë kryesisht misionin për të shumëfishuar dhe diversifikuar komentet, shpërndarjet apo pëlqimet në liderët përaktës.

Erion Veliaj Trolls

  1. Anton Toni, Profil i dyshimtë 1 shok, komente negative
  2. Klea Kledi Gegi, Profil i dyshimtë, komente pozitive
  3. Qemal Molla, profil i dyshimtë, 2 shokë, komente pozitive
  4. Krenar Bakiaj, Profil i dyshimtë, me pak të dhëna, komente pozitive
  5. Nikollaq Shyti, profil i dyshimtë, s`ka të dhëna në profil, komente pro Veliajt
  6. Areti Buka, Profil i njohur publik (Punonjëse e Administratës Publike) Komente pozitive
  7. Zyhdi Gjoshi, Profil i dyshimtë, s`ka të dhëna në profil, komente pozitive
  8. Toni Roni, Profil i dyshimtë, komente negative
  9. Tropoja Jone, Profil pa të dhëna, komente negative
  10. Kostandine Dhembi, Profil i rregullt, komentuese e vazhdueshme me komente pozitive te Veliaj
  11. Adivije Dumbo, Profil i dyshimtë, pa foto, pa të dhëna, me pak shokë dhe komentues pozitiv i vazhdueshëm
  12. Zyhdi Gjoshi, profil i dyshimtë, pa foto profili, me pak shokë, komentues i vazhdueshëm
  13. Bledar Gordani, profil i dyshimtë, me pak shokë, komentues i vazhdueshëm
  14. Natyra Shqip, profil i dyshimtë, pa foto profili, me pak shokë, komentues i vazhdueshëm

Vijon…

 

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, edhe pse ka një faqe me shumë ndjekës, ka pak komente. Ai merr mesatarisht 80 komente për postim, ndërkohë që mund të ketë postime dhe me rreth 190 komente. Ajo që vihet re te faqja e Erion Veliajt është fakti se komentet janë tërësisht pozitive, çka ngre dyshime për ‘mentorimin’ e komenteve duke lënë vetëm ata me përmbajtje mbështetëse për kryebashkiakun. Gjithashtu, tek Erion Veliaj, ka një element tjetër dallues, shumica e komenteve vijnë nga profile të rregullta, ndërsa vihet re se kryesisht këto profile janë qytetarë apo qytetare në moshë të madhe. Ndërsa lidhur me identifikimin e profileve të dyshimta apo trolleve, e përbashkëta te të tre politikanët e sipërpërmendur deri më tani, është fakti se trollet janë njësoj, profile me pak shokë, pa foto profili, pa të dhëna për jetën e tyre dhe pa ndëraktivitet në faqe.

 

Presidenti Ilir Meta pa trolle

 

Objekt i këtij shkrimi është edhe Presidenti Ilir Meta. Nga një vëzhgim dhe analizim i komentuesve në faqen e kreut të Shtetit, u vu re se mungojnë profilet e rreme ose janë të papërfillshëm. Kryesisht, Presidenti ka ndërkativitet të ulët në faqen e tij në Facebook, pra ka pak komente, shpërndarje apo pëlqime. Megjithatë, duket që ndjekësit që komentojnë në faqen e Presidentit janë ose mbështetës të tij ose kundërshtarë, pasi vihet re diversitet komentesh dhe ndëraktiviteti.

Portalet “fantazmë” të kohëve të fundit

Gjatë muajve të fundit ka pasur një shtim të portaleve informative, të cilat shpesh shfaqen me sponsorizim (reklamim) kryeisht në rrjetet sociale. Këto portale, kanë të përbashkët zakonisht fjalën angleze “news” ose përkthyer në shqip “lajm”. Në kuadër të këtij artikulli, kemi siguruar një pjesë të madhe të emrave të këtyre portaleve, listën me emra e gjeni më poshtë. Ajo çka vihet re është fakti se portalet kanë njëkohësisht sponsorizim. Në rrjetet sociale ato kanë nga 1000 deri në 10000 ndjekës. Nga një vëzhgim i thjeshtë, lajmet që publikohen në këto portale janë kryesisht kopje nga media të tjera. Megjithatë, e veçanta është fakti se shpesh këto portale kanë sjellje jo normale në vijën editoriale, duke krijuar dyshime se mund të jenë të mbështetur nga forca të caktuara politike (kryesisht Partia Socialiste dhe ajo Demokratike). Kjo shihet nga përmbajta e lajmeve, ku duket se ka shpesh mbështetje të hapur dhe preferenciale ndaj politikanëve. I tillë është rasti i portalit www.voranews.al ku gjen zakonisht lajme propagandistike dhe në mbështetje të kryebashkiakut të Vorës, Gent Picari. Ky është vetëm një rast, por të ngjashëm lajme kanë dhe portalet e renditur në listën e mëposhtme, të cilët gjithashtu duket se janë krijuar sëfundi dhe me qëllim shumëfishimin e lajmeve në fushatë. Për të hedhur dritë mbi aktivitetin e këtyre portaleve, nëse janë të regjistruar, nëse kanë punonjës, pronarë, zyra etj, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion Autoritetit të Komunikimieve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Kërkesa për informacion drejtuar AKEP

Ky institucion iu përgjigj kërkesës tonë, por nuk dha informacion lidhur me portalet e regjistruara së fundi në Shqipëri. Përgjigja e AKEKP është si më poshtë vijon: “Bazuar në kërkesën tuaj për informacion lidhur me portalet e hapura gjatë periudhës Shtator 2020 deri në shkurt 2021, ju bëjmë me dije si më poshtë: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) administron domainin “.al”, bazuar në pikën k të nenit 8 të Ligjit Nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Bazuar në pikën 1, të nenit 2, të Ligjit nr. 9918, AKEP nuk ka kompetencë ligjore të shqyrtojë përmbajtjen e komunikimeve elektronike, pra nuk ka kompetencë të shqyrtojë as përmbajtjet e faqeve të internetit”-shprehej AKEP.

Pergjigja e AKEP

Lista e portaleve të identifikuar së fundi që kanë pasur njëkohësisht sponsorizim

  1. Open News Albania
  2. Gazeta Drita
  3. Portali Durreslajm.al
  4. news
  5. al
  6. Gazeta Topnews
  7. al
  8. al
  9. Fast News Albania
  10. Tellalli
  11. Vora News
  12. al
  13. al
  14. Pusullashqiptare
  15. info
  16. al
  17. Zeri Qytetareve.al
  18. Gazeta Qyteti Im
  19. Portali A2 News
  20. al
  21. al
  22. Egnatia-news.al
  23. al

Lista me disa nga portalet e sponsorizuara së fundi në rrjetet sociale

Këto janë disa nga portalet e sponsorizuara së fundi në rrjetet sociale, ku gjen shpesh lajme që kanë njëanshmëri politike. Nga burime jo të konfirmuara, një pjesë e konsiderueshme e këtyre portaleve janë të lidhur direkt ose indirekt me një parti të caktuar politike. Skema është e tillë: një përfaqësues i pushetit financon një punonjës të administratës (në rastin e mazhorancës) të ngrejë një portal. Portali ngrihet dhe mban një profil të ulët në fillim, por duke shpërndarë lajme kryesisht pro qeveritare. Çdo lajm filtrohet nga një person tjetër përpara se të publikohet, kryesisht lajme të politikës. Këto portale zakonisht funksionojnë me një ose dy punonjës, të cilët paguhen për punë part-time.

Ekspertët: Trolle janë vetë politikanët

Profesor Artan Fuga u kontaktua për të dhënë një mendim në nivel eksperti lidhur me këtë artikull. Por shkurtimisht, Akademiku u shpreh: Profilet e politikanëve? Gjëja më e shpifur në komunikimin masiv. Problem nuk janë profilet fallco, fallco janë profilet e vërteta. Ky është komenti im i vetëm”,-tha Fuga. Emirjon Senja është kryeredaktor i ëbesite-it të televizionit “Abcneës” dhe njëkohësisht lektor në trajtime të ndryshme për mediat online. Në një intervistë për këtë artikull, Senja tregon rrezikun që i vjen komunikimit masiv nga trollet. Ai e cilëson përdorimin e trolleve nga politikanët “si strehën e fundit në shërbim të kurimit të imazhit publik”, ndërsa trgon se kjo është gjithashtu tentativë për të manipuluar opinionin publik. “Për mënyrën se si po përdoren në Shqipëri, troll-et duket të jenë streha  e fundit e politikanëve të rendësishëm në vend pasi kanë ezauruar gjithçka tjetër në shërbim të kurimit të imazhit publik. Ka raste të shumta ku në postimet e këtyre politikanëve gjenden 200-300 komente ku një pjesë e madhe janë bërë “hide”, ndoshta sepse janë fyes apo kundërshtues, kurse pjesa më e madhe ngjajnë shumë me njeri-tjetrin ku duket se janë bërë nga një dorë. Ky është fenomeni i fan pag-eve që happen me emër mbiemër dhe foto fake dhe shiten sikur janë profile origjinale Facebook-u. Nëse një politikan ka arritur deri këtu do të thotë për mendimin tim se është në stacionin e fundit sa i përket tentativave për të manipuluar opinionin publik përmes përmbajtjes në rrjetet sociale”-thotë Senja.

Ai shprehet gjithashtu se trollet dëmtojnë komunikimin publik, pasi roli i trolleve, sipas kryeredaktorit të “Abcneës.al”, është orientimi drejt “heshtjes” i gazetarëve profesionistë, të cilët nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me liderët politikë. “Ajo që quhet audiencë e kualifikuar online është vetëm një pjesë e vogël e shoqërisë, e cila arrin të dallojë një koment genuin nga një ndjekës real nga një koment fake i nxitur prej fermave të troll-eve që operojnë si pjesë e strukturave të PR të partive apo institucioneve të rendësishme në vend. Rrjetet sociale janë një platformë ku ka opinion bërje, rrjedhimisht mendoj se e dëmton, shumë madje, përçimin pa zhurma mbytëse në komunikim të një mesazhi në shërbim të shoqërisë. Një ndër “detyrat” e trolleve, ndoshta kryesorja, është orientimi drejt heshtjes së gazetarëve dhe atyre që nuk kanë qëndrim të njëjtë me partinë apo liderin. Në kushtet kur gazetarët e ndershëm heshtin, atëherë skena u mbetet troll-eve dhe gazetarëve të pushteteve”-shprehet Senja.

Për Erlis Çelën, pedagog i komunikimit në Universitetin e Tiranës, trollet janë ndotës të komunimit masiv, pasi shërbejnë si armatë sulmuese ndaj gazetarëve, personazheve publikë, apo politikanëve. “Mendoj se në plan afatgjatë trollet e dëmtojnë imazhin e një politikani apo një një personi që synon të ketë një imazh publik. Përgjithësisht përfitimet nga trollingu janë afatshkurtra. Fushatat e trollëve synojnë të krijojnë impakt të menjëhershëm dhe të lenë hije dyshimi për personin apo institucionin ndaj të cilit ndërtojnë strategjinë e sulmit. Me përhapjen e njohurive për këtë fenomen dhe pajisjen e gazetarëve me aftësitë e duhura për të identifikuar llogaritë që konsiderohen si troll, personat që i përdorin këto llogari do të humbin pikë në syrin e publikut”-shprehet Erlis Çela.

Pedagogu i komunikimit, Erlis Çela komenton situatën në kontekstin aktual, kur vendi ynë është i përfshirë në fushatë zgjedhore. Ai thotë se politikanët po përdorin masivisht rrjetet sociale për të përhapur mesazhin e tyre elektoral, ndërsa nga ana tjetër “ushtria e trolleve” ka shtuar ndëraktivitetin në profilet e politkanëve. Përveç përhapjes së informacioneve të pavërteta, sipas Erlis Çelës shqetësim mbetet dhe burimi i financimit për “ushtrinë e trolleve”. “Nëse i referohemi fushatës që po zhvillohet këto kohën në vendin tonë, do të shikojmë se ka një përqendrim të lartë të kominikimit politik në median sociale. Shpesh deklaratat apo postime e politikanvë të ndryshëm sulmohen nga komente që vijnë llogari të trolleve. Mendoj se ky është tashmë një fenomen shqetësues në kontekstin e komunikimit politik të poltikanëve shqiptarë. Prej kohësh është ngritur shqetësimi për individë apo grupe individësh që paguhen për të shërbyer si trolle. Krahas përhapjes së informacioneve të rreme një tjetër shqetësim është dhe burimi i financimit të tyre. Pra ekziston një para e pistë që shërben për të financuar “ushtri trollësh”. Pasoja tjetër tek vetë këta individë që e kryejnë këtë aktivitet. Askush nuk na siguron se po të njëjtët individë do e kthejne këtë aktivitet në një “profesion” për të sulmuar viktimën e radhës në rrjetet sociale apo për të përhapur fake neës dhe teori konsipracioni për çështje që lidhen me shëndetin apo sigurinë tonë”,-thotë Çela.

Ne i pyetëm dy ekspertët e komunikimit dhe medias në Shqipëri edhe për përhapjen e apo shtimin e portaleve online gjatë muajve të fundit. Emirjon Senja shprehet se qytetarët e informuar arrijnë të bëjnë diferencën duke zgjedhur portalet te të cilat marrin informacion. Sipas tij, pandemia ka qenë një moment për të bërë diferencën. “Hapësira online ia lejon çdokujt që të hapë një portal dhe të përçojë mesazhe përmes tij, pro apo kundër një partie, deri në momentin kur nuk kthehet në një rrezik për Rendin Kushtetues të vendit duke nxitur konflikte përmes formave të ndryshme. Mendoj se ajo pjesë e audiencës që mund të vihet në lëvizje nga informacioni tashmë e ka gjetur adresën se ku informohet duke konsumuar përmbajtje cilësore. Madje gjatë muajve të pandemisë mendoj se përjetuam largim të shpejt të lexuesve nga portalet anonime drejt atyre që kanë një emër dhe njihen për ndershmërinë e tyre me lexuesin”-thotë Emirjon Senja.

Megjithatë, Çela e shikon më problematike situatën, pasi sipas tij ndonëse portalet s`mund të jenë “trolle”, ato përdoren duke i shërbyer propagandës së partive politike. “Portalet janë një çështje pak më komplekse sesa trollet dhe aktiviteti i llogarive të rreme në median sociale. Këto hapësira informimi mund të jenë më lehtë të identifikueshme por më vështirë për t’u klasifikuar si përhapëse të lajmeve të rreme. Portalet e njëanshme që i shërbejnë axhendës propagandistike të një partie politike apo të një grupimi të ckatuar, përhapin informacion të njëanshëm dhe kanë qasje partizane. Kjo do të thotë se ato i shërbejnë vetëm polarizimit të mëtejshëm të opinionit publik. Kjo formë e gazetarisë nuk është e interesuar për të informuar opinionin publik në mënyrë profesionale duke i paraqitur faktet. Këto faqe synojnë të ofrojnë argumenta tërësisht të njëanshme, shpesh të manipuluara për të mbështetur kauzën e një partie politike”,-thotë ndër të tjera pedagogu Çela.

III.

Trollet politike/ Si përdor kryebashkiaku profilet e rreme dhe administratën për mbrojtje dhe sulm. Rasti Veliaj vs. Grida Duma  

Rrjetet sociale po përdoren gjithnjë e më shumë nga politikanët tanë si një mjet komunikimi me publikun, sidomos në këto kohë pandemie. Kjo bën që edhe qytetarët të jenë aktiv, duke replikuar me anë të komenteve te postimet e tyre. Madje shpesh, janë politikanët që replikojnë me komentuesit. Më së shumti këtë e bën kryeministri Edi Rama, ndërsa më herët e ka bërë dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Por a mund t’iu besohet komenteve në rrjetet sociale?

Sot problemi i rrjeteve sociale janë ndër të tjera ato që njihen me emrin “trolls”. Pra, një grup njerëzish që sulmojnë apo mbrojnë dikë (diçka) për një qëllim të caktuar. Zakonisht ata janë “anonimë” profile me adresa të rreme, që shkruajnë diçka që nuk do ta thoshin kurrë ballë për ballë.

Ky fenomen është i përhapur edhe në vendin tonë, më së shumti trollet politike, por shumë pak flitet për to. Mediat online kanë denoncuar disa herë se të dyja krahët e politikës veprojnë në mënyrë të organizuar me persona të paguar për komentet në rrjetet sociale, por asnjëherë nuk kanë dalë fakte konkrete mbi këtë fenomen. I vetmi fakt është se shumë nga komentet në statuset e politikanëve, vijnë nga profile të rreme dhe një pjesë tjetër nga punonjës të administratës publike. Në përgjithësi, qëllimi i tyre është manipulimi i mendimit të qytetarëve.

Vështrim mbi një postim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kemi hedhur një vështrim gjithëpërfshirës në një prej statuseve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social “Facebook”. Bëhet fjalë për postimin që mban datën 23 Janar 2021, pak kohë pas publikimit të përgjimeve të Antimafias italiane nga RTV Ora Neës, ku hidheshin dyshime të forta se grupi “famëkeq” Ndragheta kishte përfituar leje ndërtimi dhe tendera në Shqipëri, duke korruptuar me 20% të fitimit zyrtarët e Qeverisë apo të Bashkisë së Tiranës.

Ndryshe nga dy liderët kryesorë politik në vend, Rama dhe Basha, në përgjithësi postimet e kryebashkiakut të Tiranës marrin një numër të vogël komentesh. Një gjë tjetër që vihet re është se ka shumë pak ose aspak komente pro tij që vijnë nga faqe Facebook-u dhe jo nga profile. Postimet që marrin më shumë shpërndarje dhe komente janë zakonisht ato ku kryebashkiaku jep intervista në televizione, ose postimet që përmbajnë përgjigje ndaj akuzave.

Statusi që kemi marrë nën monitorim është një ndër postimet me aktivitet më të lartë të kreut të Bashkisë së Tiranës në rrjetin social “Facebook”. Ky postim ka marrë pak më shumë se dy mijë reagime, 618 komente dhe 987 shpërndarje.

“E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverifikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.”

Ky është një fragment nga reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përgjimet ishin publikuar nga media, më parë kishin dalë edhe zyrtarë të tjerë nga opozita në deklarata për shtyp duke e akuzuar, por kryebashkiaku i Tiranës në reagimin e tij, sulmin e përqëndroi tek ish-deputetja demokrate Duma. Ata janë kundërshtarë në zonën e Kavajës dhe Rrogozhinës si drejtues politik të forcave ku bëjnë pjesë, por në kohën kur është bërë ky sulm, Grida Duma ende nuk ishte zyrtarizuar në këtë post.

Në të njëjtën linjë me kryebashkiakun, kanë shkuar dhe komentuesit duke sulmuar Dumën.  Disa prej komenteve shkojnë në ofendime deri në banalitet, ndërsa vlen të theksohet se në tetë komentet që kemi cituar në fillim, 4 prej tyre; Marjeta Daja, Mirjan Tufa, Keltjon Sina dhe Mario Karaj janë shpërndarës të rregullt të postimeve të Veliajt dhe të zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste.

Ani Xhaja: Beje shembull Grida Sumën.Edhe breket i ka me taksat e popullit!Do ja heqim pas 25 Prillit,dhe gjith kompanin qe e ndjekin nga pas.!Vazhdo Gjigand do jemi akoma dhe me shume..!!

Liman Asllani: Grida ësht për tek Club strip 4 elements lëre mos u mer me te

En T Panariti: Te besosh g riden eshte si te besosh dhelpren qe ka hequr dore nga pulat

Lilo Kristollari: E ka infektuar i dashuri Salinjasi me histori babalesh

Mirjan Tufa: Grida na thuaj cfare plani Qeverises ka PD jo perralla me Mbret se nuk i han njeri apo thuaj parti pa program jeni ju te PD dhe te meremi pak me shpifje

Keltjon Sina: Le te vazhdoje me shpifje super sepse humbet dhe me shume Ju fitoni ne 25 prill pun shume e llafe pak lali bravo

Mario Karaj: Spo ja var mo Salianji ,mos i ve faj tshkretes

Marjeta Daja: Vazhdo perpara bashkia Tirane po punon dhe shkelqen me shume se kurre???

Shumë prej komenteve janë nga punonjës të administratës publike

Një tjetër fakt i cili vihet re te postimi i kryebashkiakut të Tiranës është se shumë prej komenteve janë nga profile, të cilët në të dhënat e tyre në Facebook, bëjnë me dije se janë punonjës të administratës publike. Zakonisht një pjesë e mirë e tyre komentojnë vetëm me emoji dhe pjesa më e madhe janë punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Trendelina Bala Jaku: Perpara si gjithmone me pune te mira ! ??Administratore njesia nr.1 në Bashkia Tirane

Linda Fejza: Vazhdo perpara me punen e palodhur.?Punon tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Martin Seseri: Arritjet jane te dukshme dhe te prekshme. Nuk vihen dot ne dyshim nga askush. Forza Baschkia…Punon tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë

Iliri Green: Simfonia e radhes e Opozites se shperbashkuar… ??Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë

Ardit Muca: Perpara si gjithmone me pune te mira ! ?? Grida Suma me shok Jan mesuar duke shpifur – Punon tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Fran Kavalli: Vazhdo perpara per modernizimin e Tiranes e bere si Dubai.Inspektor në Ministria e Turizmit dhe Mjedisit / Inspektor IKMT në Ministria e Brendshme

Taulant Ahmeti: Perpara per fitore te reja!!!! Ka punuar në Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Artitan Haxhiaj: emoji tre duertorokitjeTask Forc DPN 1 në DPN1 Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit

Nelson Hasmema: emoji durtrokitjePunon tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë

Edina Rrokaj: emoji durtrokitje – Punon tek Bashkia Tiranë

Ervis Kociaj: emoji të shenjës “OK” Punon tek OSHEE Group Sh.A

Arber Sina: emoji durtrokitje – Punon tek Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore – Bashkia Tiranë

Albana Koloshi Lumshi: GIF duartrokitjePunon tek DPN1 Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit / DPN 1 në Bashkia Tiranë

Erion Salliu: emoji duartrokitjePunon tek DPN1 Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit

Shqipe Mehmetaj: emoji duartrokitjePergjegjes Sektori në DPN1 Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit

Arela Nebiu: emoji duartrokitjeSpecialiste në Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Ylli Cela: emoji duartrokitje – Inspektor në Bashkia e Tiranës

Mateo Ermela Metaj: emoji duartrokitje – Drejtore B. Njerzore UKT më parë në UKT SHA

Elona Murraj: emoji duartrokitje – Drejtoria e Taksave Vendore

Entjonema Hebibasi: emoji – Executive Assistant në Ukt

Shkelzen Shatri: emoji duartrokitje – Ka punuar në Bashkia Tiranë

Genard Mara: emoji duartrokitje – Punon tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Martin Miri: emoji duartrokitje – Shef Sektori në Bashkia e Tiranes

Aurora Dedej: emoji duartrokitje – Punon tek DPN1 Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit

Alma Gjinaj: emoji duartrokitje – Specialist në Bashkia Tiranë

Erjon Duraku: Tirana ka humbur 4 vjet nga keta qe sot mundohen te baltosin punet e mira te bashkise Tirane! Kryetar vazhdo perpara?????Kryetar PS Bashkia Kukes në Partia Socialiste e Shqipërisë

Granit Kurmekaj: Vazhdo perpara vella, Tr po zhvilloher dhe asgje se ndale ! Ata qe 4 vite s’ndertuan asnje shkolle , asnje çerrdhe , asgje duan te hedhin balte. Tr model progresi dhe transformimi . – N/Prefekt në Prefektura Kukes

 Profilet 100% të rreme

Në lidhje me komentet pro Veliajt nga profile të rreme kemi përzgjedhur dy prej tyre:

Adriana Adriana: Erion Veliaj me i miri i ketij vendi! Bravo!

Abel Sisi Hugo: emoji duartrokitje

Së pari, këto dy profile dallohen nga emrat që janë të rremë; njëri me mbiemër përsëritje të emrit dhe tjetri me një emër të çuditshëm joshqiptar. Së dyti, fotot e profilit. E para ka një rubinet çezme dhe pa foto kopertine dhe e dyta, një fotomontazh të një maçoku dhe fotokopertinë pamjen e një natyre. Dhe së treti janë postimet e pakta.

FOTO ILUSTRIM

Filtrimi i komenteve

Edhe pse në total “Facebook” bën me dije se te ai postim janë 618 komente, publiku arrin të shohë shumë here më pak. Komentet janë filtruar duke lënë vetëm ato pro kreut të Bashkisë së Tiranës. Nëse klikon për të pare replikat nëpër komentet të del njoftimi: “Më të përshtatshmet janë zgjedhur, kështu që disa përgjigje mund të jenë filtruar.”

FOTO ILUSTRIM

Disa media online në të njëjtën linjë me kryebashkin Veliaj

Sulmi ndaj Grida Dumës nuk u ndal vetëm me postimin e Veliajt dhe komentuesit. Disa media pranë qeverisë, po atë ditë, publikuan disa artikuj kundër kandidates për deputete të PD-së në Qarkun e Tiranës. Autori i tyre ishte “Gazeta Dita”, por disa media e linin lajmin me autor “anonim”. Përveç Gazetës Dita, mediat e tjera që i kanë publikuar artikujt janë dhe: Gazeta Tema, Tirana Post, Lexo.al, etj.

 “DOKUMENTET / Kallëzimi në Prokurori për vjedhje të pronës dhe mashtrim nga Grida Duma dhe ortaku i saj biznesmen “

“FAKSIMILE: Kush është ndërtuesi i lidhur me Grida Dumën, si shiti Grida të njëjtin apartament në dy njerëz të ndryshëm, në të njëjtën ditë (!) Historia e një padie për vjedhje dhe mashtrim”

“FAKSIMILE: Grida Duma e ka patur mbiemrin… Suma. Zbulohet procesverbali i rrallë i komunizmit firmosur nga Myslim Peza”

Këto artikuj u publikuan më 23 Janar 2021, pikërisht ditën kur kryebashkiaku Erion Veliaj sulmoi Dumën përmes një postimi në rrjetet sociale. Artikulli i pare dhe i dytë duken si një vazhdimësi e postimit të Veliajt, duke e detajuar edhe më shumë akuzën e tij. Ndërsa artikulli i tretë, lidhet me mbiemrin e mëparshëm të ish-deputetes demokrate. Ky lajm është sponsorizuar nga Gazeta Dita në të dy rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Në radhë të parë, ky artikull nuk përbënte informacion të rëndësishëm për interesin publik, dhe së dyti, nuk ishte as informacion i ri. Grida Duma e ka treguar vetë, rreth dy vite para se sa ta publikonte kjo media online, se familja e saj e ka patur mbiemrin Suma. Ajo e ka treguar këtë fakt më 8 Janar 2019 në emisionin “Dritare me Rudinën”. Sponsorizimi i këtij lajmi duket se është me qëllim për uljen e figurës së ish-deputetes demokrate pas akuzave të saj ndaj Veliajt.

FOTO ILUSTRIM – Mediat që kanë shpërndarë lajmin

FOTO ILUSTRIM – Dy sponsorizimet e Gazetës Dita

Një ditë më pas, më 24 Janar 2021, edhe media online “Fjala.al”,  sponsorizon një lajm  pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Bëhet fjalë për lajmin me titull:

“PD-LSI kanë nisur shpifjet dhe baltosjen”/ Veliaj: Kanë dy dekada që përçajnë dhe sundojnë shqiptarët

FOTO ILUSTRIM

Si Erion Veliaj, po ashtu edhe Grida Duma depozituan në Prokurori padi penale për shpifje ndaj njëri-tjetrit, por duhet theksuar se ish-deputetja demokrate padinë e kishte vetëm ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe jo ndaj mediave, të cilat pothuajse kishin të njëjtat akuza si të Veliajt.

Komentet nga profilet e rreme prek edhe partinë e re, Lëvizja për Ndryshim

Në prag të zgjedhjeve qendrore të 25 prillit, në Shqipëri u krijuan disa subjekte të reja politike, me moton se do të jenë ndryshe nga ato të vjetrat dhe se do të jenë kundër tyre. Por, duket se partitë e reja nuk kanë shumë ndryshim nga ato të vjetrat, për të mos thënë që janë kopje të tyre. Një prej të përbashkëtave që kanë janë dhe trollet politike.

Një nga partitë e reja është Lëvizja për ndryshim, e drejtuar nga ish-nënkryetarja e Partisë Demokratikë, Jozefina Topalli. Nëse hedhim një vështrim te profile i saj në rrjetin social “Facebook”, vëmë re se disa profile të rreme janë komentues të rregull te postimet e saj. Madje ata kanë nga më shumë se tre komente në çdo postim të Topallit.

Profilet e rreme të komentuesve:

Tea Hasaj – Faqe me vetëm dy pëlqime dhe ka vetëm një foto, atë të profilit e cila dallohet që është marrë në Internet. Nuk ka foto kopertine dhe është shpërndarëse e rregullt e postimeve të znj. Jozefina Topalli.

Klea Mara – Profil me 79 shokë gjithsej dhe me vetëm një foto të postuar, atë të profilit e cila dallohet që është marrë në Internet. Nuk ka foto kopertine.

Matilda Beci – Profil me 101 shokë gjithsej dhe me vetëm një foto të postuar, atë të profilit e cila dallohet që është marrë në Internet. Nuk ka foto kopertine.

Artur Rrupa – Profil me 15 shokë gjithsej dhe me vetëm një foto të postuar, atë të profilit e cila dallohet që është marrë në Internet. Nuk ka foto kopertine.

Fatmir Rama – Profil me 66 shokë gjithsej dhe ka vetëm foton e profilit, pa foto kopertine. Është shpërdarës i rregullt i postimeve të znj. Topalli.

Fatos Rakipi – Profil me 64 shokë gjithsej dhe ka vetëm foton e profilit, pa foto kopertine.

Komente e tyre zakonisht janë më të gjata sesa komentet e profileve reale dhe fakti tjetër është se komentet e tyre janë të njëjta në çdo postim, duke mos ndryshuar asnjë ‘pikë’ dhe asnjë ‘presje’. Zakonisht pjesa më e madhe e komenteve te statuset e Topallit vijnë nga profile që janë komentues të rregullt te faqja e saj. Jozefina Topalli në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook ka 140 824 pëlqime dhe 143 014 ndjekës.

*Ky shkrim është pjesë e projektit “Task forca investigative: trollet politike në fushatat e shpifjes”, realizuar nga Qendra POLITIKO.

**Me mbështetjen financiare të programit të granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

© Panoramaplus.al