Shoqëria midis Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës është shuar, dhe këtë e konfirmon vetë aktorja.

Më parë në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, Monika Lubonja la të kuptohej se nuk ka komunikim me Arjolën.
Kjo e fundit ka reaguar në Instastorin e saj duke postuar një foto kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Krahas imazhit Demiri shkruan: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the,”-shprehet aktorja duke iu drejtuar Ilir Shaqirit.
Ky i fundit e ka ripostuar storin e Arjolës ku si mbishkrim i ka vendosur shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën.
“A ke pleh me shit,”-shkruan balerini.

Më herët kujtojmë që në një ‘ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin.
Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendonte se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se ka qenë ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

E pyetur nëse ishte penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.
Ndërsa një tjetër shkruante se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Ndjekësi e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.
“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”– u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë.
Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ilirit. Balerini u kundërpërgjme një foto në Instastory krahas së cilës shkruante: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”– referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet.


