13 Qershor, 2023

Trekëndësh dashurie në lidhjen e Hamiltonit dhe Shakirës, mes çiftit ndërhyn dhe aktori i njohur 60-vjeçar


Duket se lidhja e Lewis Hamilton dhe Shakirës është bërë zyrtare nga mediat rozë së fundmi, por mes çiftit duket se qëndron dhe dikush tjetër.

hamilton shakira

Nuk bëhet më fjalë për Gerard Pique, por për aktorin e njohur të “Hollywood”-it, Tom Cruise.

 Siç bën me dije “The Mirror”, aktori 60-vjeçar është tepër i interesuar në një lidhje romantike me këngëtaren latine, pasi shpesh ka flirtuar me të.

tom kruis

Por nga ana tjetër, duket se interesi i Shakirës për momentin ndodhet vetëm te ylli i Formula 1, duke krijuar kështu një trekëndësh dashurie.

© Panoramaplus.al