9 Janar, 2020

Trejsi Sejdini i jep fund lidhjes me të dashurin që e mbante me dhurata dhe zbulon: Nuk më pëlqejnë çunat e babait, ja çfarë do zgjidhja


Trejsi Sejdini i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë disa vjeçare me Leonard Dukën, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Duket se mbas këtij skandali, ish-Missi vendosi të ndahet nga i dashuri që i bënte dhurata luksoze dhe tani është single.

E ftuar në emisionin“Glamour Zone”, në RTV Ora, ajo paralajmëroi mediat rozë se marrëdhënia e saj e radhës do të jetë shumë private dhe se nuk do dinë më kurrë gjë për të.

“Aktualisht jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja. Trejsi është single por marrëdhënia e saj e ardhshme mund të jetë shumë private nuk do dini më kurrë gjë për Trejsin,”- tha ajo.

Ndërsa pyetjes se nëse do zgjidhte mes një djali të shkolluar arkitekti me rrogë 600-700 mijë lekë apo një çun babi, Trejsi u përgjigj: “Çunat e babit nuk janë fare në pëlqimet e mia, po fare fare. Do shkoja tek arkitekti. Duke marrë parasysh se po iki në Amerikë, do ia dilnim.”

Po a do pranonte ajo një mashkull që fiton më pak lekë se ajo?

Varet nga rrethanat. Nëse do ishte i kompletuar nga pjesë të tjera, të cilat do më mbushnin mua si Trejs, pse jo. Leku nuk është gjithçka në një lidhje,”- përfundoi modelja.

© Panoramaplus.al