12 Dhjetor, 2021

“Tregoi pak sesi…”/Arjola dhe Beniada puthen? Ja çfarë ndodhi midis dy konkurrenteve


Mbas spektaklit të “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, Beniada Nishani, Big Mama dhe Meridian Ramçaj po bashkëbisedonin me njeri-tjetrin në dhomën e gjumit me drita të fikura, ku ndërkohë Arjola dhe Beniada puthen në buzë.

Meridiani mbeti i habitur nga ky gjest i vajzave dhe aktorja e sqaroi duke i thënë se kështu putheshin gjithmonë. Nga ana tjetër Beniada u shpreh se ndihej “si debile” për faktin se nuk e flet mirë gjuhën shqipe.

Pjesë nga biseda:

Beniada: Mos u streso

Arjola: Jo shpirt fare, nuk stresohem sepse jam e qetë.

Meridiani: Shih ç’ishte ajo puthje?

Arjola: Ne kështu puthemi, tregoi pak Meridianit sesi puthemi ne.

Big Mama: Çfarë po bëjmë ne?

Beniada: Thapasheme… e thash gabim. Nuk me vjen ashtu siç e thoni ju.

Arjola: E pse mërzitesh? Çfarë të kam thënë?

Beniada: Sepse nuk e them dot, dukem si debile.

Arjola: Po ne për atë të duam sepse i thua “thapasheme”. Në fjalorin shqip duhet te ndërrohet nga thashetheme në thapasheme sepse është shumë herë më e mirë.

© Panoramaplus.al