12 Korrik, 2021

Tre gëzime në një ditë për Belen Rodriguez! Fitojnë Argjentina e Italia…Vjen në jetë edhe Luna


Belen Rodriguez ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë. Modelja solli në jetë vajzën e saj, Luna, mbrëmjen e së dielës.

Bukuroshja argjentinase zbuloi lajmin në një postim në Instagram ku publikoi foton e këmbës së vogëlushes, që mbante veshur një çorape rozë.

Më pas, publikoi një foto me partnerin, Antonino Spinalbese, i cili shfaqet duke e puthur në ballë.

Sipas Corriere del Veneto, Belen Rodriguez solli në jetë Lulën në një klinikë në Padova, dhe jo në Milano ku aktualisht jeton.

“Dikush ka ardhur në jetë! Ditë me fat! Argjentina fitoi, Italia fitoi dhe Luna lindi,”- shkroi 36-vjeçarja.

Modelja e famshme nisi një romancë me 26-vjeçarin Antonino Spinalbese verën e kaluar. Ajo ka pohuar në intervista të mëparshme se ishte dashuri me shikim të parë dhe se ia ka shprehur ndjenjat direkt stilistit të flokëve.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pashë mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”,- tregoi Belen.

Puthjen e parë çifti e shkëmbyen pak ditë pas njohjes dhe vendimin për t’u bërë prindër e morën 4 muaj pasi u lidhën.

Luna është fëmija i parë për Antonion, ndërsa 36-vjeçarja ka edhe një djalë me ish-bashkëshortin Stefano de Martino.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al