Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani, është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Lajmin e bukur e zbuloi bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj, pak muaj më parë. Këngëtari i njohur teksa ishte në skenë së bashku me Miriamin në koncertin e tij recital në Prishtinë, tregoi i emocionuar se do bëhej baba sërish.

Ndërsa ditën e sotme, Albani ka vendosur që me ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”, të ndajë një foto mjaft të bukur e të ëmbël.
Në foto shfaqet Miriami së bashku me Amelinë, ku vihet re mjaft mirë barku i saj i rrumbullakosur.

“Tre arsye për të jetuar”, shkruan Albani në foton e cila është pëlqyer shumë nga fansat e tij, të cilët e kanë uruar për familjen e bukur që ka.


