Rreth 60 persona janë lënduar mbrëmjen e djeshme në koncertin e Travis Scott, i cili u mbajt në, Romë.

Sipas raportimeve për Mirror, ditën e djeshme në Circus Maximus ku u mbajt edhe koncerti, ky i fundit u krahasua me një termet të vogël 1.3 ballë, ndërsa si pasojë e tij disa prej pjesëmarrësve iu është hedhur spërkatës piperi.
Mbi 60,000 fansa morën pjesë në koncertin e reperit, i cili performoi për herë të parë albumin e tij më të ri “Utopia”, por atmosfera u bë edhe më e bukur kur skenës iu bashkua edhe Kanye West.
Mirëpo jo çdo gjë shkoi ashtu siç pritej, pasi dhjetëra pjesmarrës përfunduan të lënduar duke marrë trajtim mjekësor.
Sipas Complex , agjencia lokale e lajmeve italiane raportoi se “rreth 60 persona” u trajtuan për “irritim të syve dhe fytit” si pasojë e spërkatësit të piperit.
Kujtojmë që kjo nuk është herë e parë që në koncertin e reperit ndodhin ngjarje të tilla, pasi edhe dy vite me parë në koncertin e tij “Astroword” në Hjuston, 10 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën.
Nga ana tjetër pas akuzave të shumta që Travis është shkaktari i kësaj ngjarje, një muaj më parë gjykata e teksasit e ka shpallur të pafajshëm reperin, i cili në momentin që ndodhi ngjarja po performonte në skenë këngët e tij.
© Panoramaplus.al

