Kylie Jenner konfirmoi publikisht romancën e saj me Timothée Chalamet gjatë shfaqjes së Beyoncé të hënën mbrëma, mirëpo mesa duket në koncert ndodhej dhe ishi i saj, reperi njohur Travis Scott.

Një i pranishëm postoi një video në Twitter të reperit “Sicko Mode” duke mbërritur në natën e tretë të turneut “Renaissance” të Queen Bey në Ingleëood, Kaliforni, ndërsa aktori i “Dune” dhe ylli i “Kardashians” u panë krah njëri-tjetrit në zonën VIP të mbushur me yje.

Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, ylli 26 vjeçar dhe aktori 27, u panë duke dhuruar puthje goxha pasiononte gjatë gjithë shfaqjes, teksa pranë tyre ndodheshin dhe motrat e saj Kim Kardashian dhe Kendall Jenner.

Nuk dihet ende nëse Scott – i cili ndan vajzën Stormi, 5 vjeç dhe djalin Aire, 1, me Kylie, ishte gjithashtu në sektorin VIP ose ishte ulur diku tjetër në stadium.
Travis Scott at Beyoncé’s Renaissance World Tour. pic.twitter.com/1w1nk9XmQO
— @21metgala (@21metgala) September 5, 2023
Reperi i nominuar për Grammy, 32 vjeç, dhe Kylie u lidhën për herë të parë në mënyrë në vitin 2017.
Çifti i dha fund romancës në janar 2023, më pak se një vit pas lindjes së djalit të tyre.

© Panoramaplus.al

