Caitlyn Jenner u ka kërkuar fëmijëve që të “qëndrojnë jashtë” fushatës së saj politike për t’u zgjedhur Guvernatore e Kalifornisë.

Transgjinorja 71-vjeçare nuk dëshiron që qëndrimi i saj republikan të ndikojë negativisht tek të dashurit e saj ose markat e tyre, kështu që vendosi ta mbante familjen larg nga ëndrrat e saj politike, shkruan “Page Six”.
Duke folur me Steve Hilton në programin “Rebel California Base”, ajo tha: “Thirra secilin prej tyre dhe i thashë: ‘Hej, kjo është ajo që unë po kërkoj të bëj. Unë dua që ju të qëndroni jashtë kësaj.’ U thashë fëmijëve se nuk jam vetëm unë që marr vendime kur bëhet diçka e tillë. Natyrisht, unë jam e para në vendimmarrje, por pastaj ka edhe ndikim nga persona të tjerë”.

Caitlyn nuk do të kërkojë mbështetje publike familja e saj e famshme, përveçse në mënyrë private.
Ajo tha: “Ju e dini, politika mund të jetë një biznes i ndyrë dhe ata kanë marka, ata kanë kompani. Unë u thashë atyre se nuk dua që të përfshihen, nuk dua asnjë monedhë, nuk dua një postim në Twitter, një postim në Instagram. Unë u thashë ‘vetëm qëndroni larg kësaj.’”

Sidoqoftë, Caitlyn është e hapur të flasë për ambiciet e saj me Kim Kardashian Ëest për shkak të njohurive të saj ligjore dhe përvojës në reformën në drejtësinë penale, megjithëse ajo këmbënguli se nuk dëshiron që ajo të “përfshihet” në fushatën e saj. Caitlyn ka gjashtë fëmijë nga tri martesa.



