Vjosa Osmani shfaqet tërësisht e transformuar. Presidentja e Kosovës është fotografuar ditët e fundit në një formë fizike edhe më të mirë.

Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë me ngjyra të errta dhe kostume serioze që i shkojnë për shtat postit të lartë që mban, por duket se transformimi i Presidentes kosovare nuk mund të ‘fshihet’ më nën hijen e kostumeve. Osmani ka qenë prezent në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ka spikatur me look-un e saj të ri. Ashtu si shihet edhe në foto, Osmani ka humbur disa kile, duke i nxjerr në pah edhe më shumë hijeshinë e saj.

Tashmë ajo ia lejon vetes edhe veshje me ngjyrë disi më të çelur. Në Mynih ajo është fotografuar krah figurave të larta politike, ku duhet të themi ka shkëlqyer veshur me fustan të kuq. Por ajo që bie në sy është ky transformim i saj vjen në një kohë shumë të shkurtër. Vetëm pak javë më parë, Presidentja shfaqej në format e saj të përhershme, megjithatë mediat më së shumti fokusoheshin tek deklarata e saj dhe jo tek pamja, për të dalluar detaje. Por ky ndryshim kaq i bëftë dhe i bukur nuk kishte sesi të mos tërhiqte vëmendjen.

Osmani habiti jo pak edhe ditën e Pavarësisë së Kosovës, teksa u shfaq me liderat politikë, e më pas me familjen me një xhaketë të kaltër. Politikania që ishim mësuar ta shikonim me të errta, ‘ia lejon’ vetes tashmë edhe ngjyrat e çelura, për t’u dukur si gjithmonë ‘chic’ dhe bukur.


