Një vajzë ka rënë nga një shkëmb në Turqi dhe ka humbur jetën. Vajza hypi në shkëmb për të realizuar një foto për të përkujtuar fundit e izolimit për shkak të korovirusit.

Olesia Suspitsina ra nga një lartësi prej 30 metrash në Parkun Duden në Anatyla.
31-vjeçarja shkoi për të festuar fundimin e izolimit së bashku me një mikeshë të saj por rezultoi tragjike për të.
Ajo po qëndronte në skajin e shkëmbit me një ujëvarë të mrekullueshme në sfond kur i rrëshqiti këmba për shkak të barit duke rënë drejt vdekjes. Gjithçka ndodhi pëpara shoqes së saj, e cila u tmerrua nga ngjarja.
Trupi i 31 vjeçares u gjet në ujë nga autorietet dhe më pas u dërgua në morgun e Antalya Forensic Medicine Institute.

