17 Qershor, 2020

Tragjike/ Nuk e kuptoi që ishte e mbyllur, gruaja përplaset me derën prej xhami në bankë dhe vdes


Një grua ka vdekur pasi aksidentalisht u përplas me derën prej xhami të një banke.

Ajo po ecte me shpejtësi dhe në momentin që u përplas me derën xhami u thye dhe e preu në bark.

Pamjet në video tregojnë Beena Jiju Paul brenda bankës Baroda në Perumbavoor, Indi.

46-vjeçarja i afrohet banakut dhe kthehet papritmas duke shkuar drejt derës, pasi kishte harruar çelësat në motorin e saj.

Por ajo u përplas me derën dhe xhami thyhet duke rënë mbi trupin e saj.

Gruaja shtangur përpiqet të ngrihet dhe klientët e tjerë shkojnë ta ndihmojnë.

Nëna e dy fëmijëve u dërgua me ambulancë në spital por nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al