14 Prill, 2020

Tragjike/ Birësuan 26 fëmijë, koronavirusi u merr jetën çifit të martuar prej 48 vitesh pak ditë larg njëri-tjetrit. Familja nuk u jep dot lamtumirën


Një çift që i kushtuan jetën e tyre kujdesit ndaj të tjerëve dhe birësuan 26 fëmijë kanë vdekur nga koronavirusi.

Ata u ndanë nga jeta brenda një javë nga njëri-tjetri. Hefin dhe Valerie Williams, që kanë dy vajza dhe nusen që punojnë për NHS, u dërguan në spital me COVID-19.

Në mënyrë tragjike çifti, i cili ishte martuar për 48 vite, vdiq pas një beteje të shkurtër me sëmundjen.

Familja e tyre nuk ishin në gjendje ti thonin lamtumirën e fundit çiftit për shkak të rrezikut të infeksionit.

Vajza e tyre Andrea Brinksman, 44 vjeçe, u bëri apel njerëzve që të marrin seriozisht këshillat e qeverisë dhe tu përmbahen rregullave të izolimit për të shpëtuar jetët e njerëzve.

 

© Panoramaplus.al