Modelja dhe aktorja afrikano-jugore, Charlbi Dean ka ndërruar jetë të hënën në moshën 32-vjeçare. Raportohet se Charlbi Dean vdiq nga një ‘sëmundje e papritur’ në një spital të New York.

32-vjeçarja u nda nga jeta vetëm disa javë para publikimit të komedisë, Triangle of Sadness, e cila do ta bënte atë një yll.

Katër muaj më parë ajo u fejua me të dashurin e saj prej katër vitesh, Luke Chase Volker, në të njëjtën rrugë në Manhattan ku dhanë puthjen e tyre të parë.

Charlbi zotëronte shtëpi në Hollywood Hills, New York City dhe vendlindjen e saj në Cape Town, ku ajo dhe modeli 26-vjeçar nga Afrika e Jugut jetonin me qenin e tyre Kanicki Deathbat Dean.

Aktorja është e njohur për rolet e saj në Black Lightning në 2018, An Interview with God, ose filmin e Donovan Marsh të vitit 2010 Spud dhe vazhdimin e tij të vitit 2013.

Roli i fundit i saj ishte portretizimi i modeles Yaya përballë Woody Harrelson në komedinë satirike të Ruben Östlund të mbytjes së anijes Triangle of Sadness, e cila do të shfaqet në kinematë amerikane më 7 tetor dhe në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar më 28 tetor.

© Panoramaplus.al

