1 Nëntor, 2022

Tragjedia në Korenë e Jugut, mes viktimave gjendet dhe këngëtari i njohur


Aktori dhe këngëtari K-pop, Lee Ji Han ishte në mesin e më shumë se 150 viktimave që vdiqën në turmën e madhe në një festë të Halloëeen në Seul gjatë fundjavës.

Agjencia e menaxhimit të Lee 935 Entertainment konfirmoi lajmin për mediat koreane të dielën. Këngëtari ishte 24- vjeç.

935 Entertainment shkroi në rrjetet sociale se ishte ‘zemërthyer për të ndarë ajmin e trishtë’, duke e quajtur interpretuesin “një anëtar të çmuar të familjes”.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për anëtarët e familjes që janë në pikëllim të thellë. Lee Ji-han buzëqeshi plot shkëlqim kur na përshëndeti gjatë gjithë kohës.

Ai kishte energji të pastër dhe pozitive me pasion të madh për aktrimin. Është shumë e vështirë të besohet se ne nuk mund ta shohim më atë. Ju lutemi dërgoni lamtumirë të ngrohtë Lee Ji-han. Ai do të mbahet mend gjithmonë.”- përfundoi agjensia. 

Lee u bë i famshëm në sezonin e dytë të konkursit korean të këndimit “Produce 101”. Më pas ai bëri debutimin e tij në aktrim në ueb dramën e vitit 2019 “Today Was Another Day Nam Hyun”.

 

© Panoramaplus.al