Baba dhe bijë kanë humbur jetën nga koronavirusi vetëm 24 orë larg njëri-tjetrit.

Oficieri Sudhir Sharma ndërroi jetë të mërkurën ndërsa vajza e tij farmaciste, Pooja pati të njëjtin fat tragjik një ditë më vonë.
61 vjeç, nga Hounslow ishte në detyrë deri në datën 7 janar ndaj nuk mendohet se e mori virusin në punë por në ndonjë vend tjetër.
Raportohet se bashkëshortja e tij nuk mori pjesë në funeral për shkak të rregullave të izolimit.
Ndërsa Pooja mendohet se mori kujdes shëndetësor për tre ditë për virusin para se të vdiste.


