Mbrëmjen e kësaj të diele, është mbajtur në Bilbao të Spanjës një nga eventet më të rëndësishme të muzikës, “MTV EMA”.

Të pranishme kanë qenë edhe dy këngëtaret shqiptare të famshme, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Pas mbarimit të eventit, Dua dhe Bebe janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Në festën e organizuar pas shfaqjes së madhe, dy këngëtaret me origjinë shqiptare kanë kënduar e kërcyer së bashku.

Dua ka publikuar në “Instastory” disa video ku shfaqet së bashku me Beben, ku kjo e fundit kërcen edhe me motrën dhe vëllain e Lipës.
Edhe Rexha ka postuar në “Instastory”-n e saj video ku shfaqet së bashku me familjen e Duas.
Ndërkohë kujtojmë se Bebe është mike edhe me këngëtaren tjetër shqiptare të famshme, Rita Orën e cila nuk ka marrëdhënie aspak të mirë me Duan.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
