22 Qershor, 2021

Tradhtia është sërish shkaku? Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i japin fund lidhjes


Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë sërish dhe këtë e kanë konfirmuar miqtë e ish-çiftit.

khloe kardashian (4)

Sipas tyre, ndarja ka ndodhur disa javë më parë, raporton “Page Six”.

Ata po merren vesh. Nuk ka dramë,”- tha një burim, duke shtuar se ndarja është miqësore.

Kardashian dhe Thompson janë prindër të vajzës 3-vjeçare True dhe do të vazhdojnë të jenë të dy të pranishëm në jetën e së bijës.

khloe kardashian (2)

Sipas burimit, çifti u nda menjëherë pasi modelja e Instagramit, Sydney Chase, pretendoi gjatë një interviste në prill se pati një lidhje me lojtarin e “NBA-së” në vjeshtë.

khloe kardashian (1)

Lajmi i ndarjes së tyre vjen pas raporteve se Thompson u pa duke hyrë në një dhomë me tre gra në një festë ditëlindjeje në Bel Air dhe doli 30 minuta më vonë me një pamje të ” çrregullt”. Një ditë më parë ai ishte parë duke darkuar me Khloe-n dhe True-n.

khloe kardashian (12)

Burimi pretendoi se Thompson qëndroi në dhomë me derën e mbyllur për të paktën 30 minuta para se të dilte.

khloe kardashian (1)

Kur ai hyri, këmisha e tij ishte në rregull, ndërsa kur doli këmisha e tij ishte rrëmujë, ai dukej i çrregullt,”- pretendoi burimi, duke shtuar: “Ai vazhdoi të festonte për rreth një orë tjetër dhe më pas u largua nga festa rreth orës 4 të mëngjesit me shoqëruesin e tij.”

khloe kardashian (3)

Burimi pohoi gjithashtu se Thompson nuk humbi kohë sapo filloi të flirtonte me një nga zonjat që dyshohet se e solli në dhomën private.

khloe kardashian (13)

Kjo nuk është hera e parë që Thompson përflitet për tradhti, pas rikthimit me Khloe-n, vitin e kaluar. Megjithatë, në prill, kur Chase pretendoi se Thompson kishte tradhtuar Kardashian me të, ai i mohoi me forcë pretendimet e modeles.

khloe kardashian (3) khloe kardashian (1) khloe kardashian (2) khloe kardashian (3)

© Panoramaplus.al