Një ditë më parë, këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, festoi 30-vjetorin e lindjes ashtu siç asaj i ka hije.

Bebe postoi në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqej “topless” e shtrirë përtokë. Këngëtarja tregonte se ndihej shumë mirë me trupin e saj, ndërsa bënte streçing para koncertit.
E teksa të gjithë menduan se prindërit e saj do të mërziteshin me këtë postim, duket se nuk është aspak ashtu. Babai, mami dhe vëllai i saj, e kanë surprizuar atë në mes të koncertit.

Ditën e sotme, këngëtarja me origjinë shqiptar ka publikuar videon surprizë që i bëri familja, kur u ngjitën në skenë për t’i uruar ditëlindjen!
“Ahhhh! Nuk më besohet që prindërit e mi të mrekullueshëm dhe vëllai më surprizuan në skenë sonte! Dhe videoja surprizë! Faleminderit të gjithëve që më kënduat “Shumë urime për ty!”, shkruan këngëtarja.

