27 Gusht, 2022

Topless duke u puthur në buzë! Kryeministrja finlandeze reagon mbi foton provokuese në tualetin e rezidencës së saj: Asgjë e jashtëzakonshme…


Festat dhe kryeministrja e Finlandës janë dy vija paralele që ecin bashkë.

Sanna Marin ishte në qendër të kritikave javën e kaluar, pasi në internet u publikua video e festës së saj me miqtë në një rezidencë private. Ajo u detyrua të kryejë testin e drogës që rezultoi negativ.

Përpos videove të saj duke kërcyer, në rrjet u bë virale edhe një foto e dy vajzave duke u puthur në buzë, teksa kishin ngritur bluzët lartë. Ky imazh u publikua fillimisht në TikTok nga influencerja finlandeze Sabina Särkkä, por nuk vonoi shumë që të fshihej.

Vetë Marin nuk shfaqet në fotografi, por është konfirmuar se dy gratë janë miket e saj ndërsa foto është realizuar në tualetin e rezidencës së kryeministres finlandeze.

“Mendoj se fotografia nuk është e përshtatshme, kërkoj falje për të. Një foto e tillë nuk duhej të bëhej, por përndryshe, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi në festë”, tha Marin gjatë një konference për shtyp.

Paraqitja e tillë e kryeministres ka ndezur një debat në Finlandë nëse ajo duhet të shfaqet në këtë mënyrë e të shoqërohet me miqtë nëpër festa e klube.

Disa komentues e kanë akuzuar atë për sjellje që është e papërshtatshme për një lidere botërore. Ndersa, shumë të tjerë janë më të relaksuar dhe thonë se e meriton të shijojë jetën, si kushdo tjetër.

© Panoramaplus.al