4 Qershor, 2021

Gjysmë e zhveshur dhe me të birin në krah, Klea Huta na prezanton për herë të parë me portretin e Krid në 1-vjetorin e tij të lindjes


U desh një vit që Klea Huta të ndante me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale foton e portretit të djalit të saj, Krid.

klea huta (2)

Ditën e sotme, i biri i moderatores dhe kompozitorit, Elgit Doda, feston 1-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të kishte rast më të veçantë për të publikuar portretin e tij.

klea huta (10)

Këngëtarja ka realizuar një set fotografik me Krid, të cilin në disa foto e mban në dorë, ndërkohë që vetë shfaqet gjysmë e zhveshur dhe me flokë të lëshuara.

klea huta (9)

Ndërsa në disa të tjera, Krid Klea dhe Elgiti shihen bashkë, duke krijuar kështukujtime të bukura si një familje.

klea huta (7)

Krid i mamit,

Jeta ime e shtrenjtë, qenie e qenies time.

Fryma e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe.

Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shpërtheja nga lumturia, momenti kur unë u takova për herë të parë me mrekullinë më të madhe të Zotit, që më kishte dhuruar mua.

klea huta (3)

Nuk e besoj dot se si iku një vit dhe ti sot bën 1 vjeç o jeta ime. Kur të kisha në bark e të ledhatoja, aty e ëndërroja si do ishe, si do i kishe sytë, hundën, doçkat e kur qeshim sot bashkë e të përqafoj e luaj me ty.

klea huta (5)

Faleminderit që na zgjodhe ne për prindërit e tu o engjëlli jonë. Mami zgjohet natën dhe rri e të shikon e të puth në gjumë se jeta ime është vetëm e jotja e unë për ty do bëj gjithçka që ti të jesh i lumtur.

klea huta (1)

Të dua sa vetëm Zoti e di. Edhe frymën time e jap për ty, por unë lutem që të kemi jetë sa më të gjatë që të të shijojmë ty në jetën tënde që qoftë fusha më e bukur me lule që unë kam parë ndonjëherë.

klea huta (4)

Zoti të bekoftë dhe qofsh i udhës. Mua dhe babin na ke përjetë me sytë nga ty. Të duan po aq sa ne: gjyshërit, tezetm xhaxhi e të gjithë miqtë e ngushtë të mamit e babit.

Gëzuar ditëlindjen e parë Krid mreti!”- ishte urimi i plotë i Kleas për të birin.

© Panoramaplus.al