Tom Holland nuk ka blerë asnjë shtëpi në Londër dhe çdo lajm ka qenë i pavërtetë.

Jeta e tij dhe Zendaya ka disa paralele me rolet që ata luajnë përkatësisht si Spiderman dhe MJ. Prej kohësh dy aktorët me famë botërore po jetojnë një romancë që ka nisur pikqërisht në xhirime. Pas publikimit të “Spiderman-No way home” që theu çdo rekord, super yjet kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave.
Së fundmi, kudo në Internet qarkulloi lajmi se ata kishin blerë një shtëpi në Londër, ku kanë nisur bashkëjetesën. Mirëpo, e gjitha duket se ka qenë e pavërtetë. Ka qenë vetë Tom Holland ai që ka hedhur poshtë thashethemet se ka blerë një shtëpi me partneren e tij.
Në një intervistë në “Live With Kelly and Ryan”, ylli i “Spider-Man: No Way Home” tha:
“Kam pasur kaq shumë njerëz që më kanë telefonuar sepse me sa duket, bleva një shtëpi të re në Londrë. Kjo është krejtësisht e rreme! Unë nuk kam blerë një shtëpi të re. Kur pashë lajmet thashë: ‘Uau, çfarë surprize, pyes veten se kur do t’i marr çelësat”.

Çifti i njohur ndezën fillimisht spekulimet se ata po takoheshin gjatë xhirimeve të filmit të tyre të vitit 2017 “Spider-Man: Homecoming”. Zërat u konfirmuan vetëm verën e kaluar kur u fotografuan duke u puthur në makinë.
Që atëherë, të dy kanë bërë paraqitje të shpeshta në publik dhe dedikime për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Muajin e kaluar ylli i “Euphoria” udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar për të kaluar kohë me Holland dhe familjen e tij.
© Panoramaplus.al
