19 Dhjetor, 2022

Tom Cruise i uron fansave ‘Gëzuar Krishtlindjet’ në mënyrën më të pazakontë!


Aktori i njohur Tom Cruise ka qenë gjithmonë një njeri guximtar . Siç ka rrëfyer dhe në shumë raste, superylli i Hollivudit është një adhurues i madh i sfidave të rrezikshme dhe pothuajse kurrë nuk përdor një marifet kur është në xhirime.

Aktori aktualisht është duke filmuar pjesën tjetër të Mission Impossible, ‘Dead Reckoning Part One’, dhe ka përfituar nga një skenë e veçantë për t’i uruar fansat e tij ‘Gëzuar Krishtlindjet’.

Ai ka postuar një video në Instagramin e tij në të cilën shihet i veshur me një parashutë në një helikopter, duke fluturuar në një lartësi jashtëzakonisht të madhe. Më pas, Cruise pastaj kërcen nga helikopteri, duke shpjeguar ndërsa bie në qiell se ai duhet të bëjë një pamje të mirë për filmin e tij.

Por përpara se të niset në ajër për të filmuar skenën e tij të filmit, Tom merr një minutë për t’i uruar ndjekësve të tij një Krishtlindje të gëzuar. “Uroj të keni pushime të qeta dhe të lumtura, do të shihemi në kinema,” thotë ai përpara se të hidhet me parashutë. Ky është urimi më i pazakontë që aktori ka bërë ndonjëherë!

© Panoramaplus.al