14 Shkurt, 2019

Tolga organizon super festën për ditëlindjen e bashkëshortes, Almeda ngel pa fjalë nga surpriza (FOTO)


Një ditë më parë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi festoi ditëlindjen. Përveç urimeve të shumta që mori nga familjarët dhe miqtë e saj, ajo mori edhe surprizën më të bukur nga bashkëshorti.

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayışman, kishte organizuar një super festë për gruan e tij, e cila mbeti pa fjalë kur pa gjithë të ftuarit për ditëlindjen e saj.

Një ndër të ftuarit ishte edhe balerina e njohur, Isida Mollaymeri, e cila nëpërmjet postimeve në “Instastory” na ka zbuluar surprizën e Tolgahan-it për Almedën.

Në to vihet re se Abazi nuk e priste aspak të shihte njerëzit e saj të dashur të mbledhur bashkë. Nga shoqëria shqiptare te miqtë turq, Tolga i kishte mbledhur të gjithë për të festuar me gjysmën e tij.

Nga videot e publikuara nga Isida, në një moment vihet re se Almeda u habit kur pa të pranishmit sa mbeti si e ngrirë, aq sa bashkëshorti iu afrua për t’i prekur barkun dhe për ta qetësuar duke qenë se ajo është në javët e fundit të shtatzënisë.

Almeda Abazi festoi 27-vjetorin e lindjes dhe më herët mori edhe një dedikim për ditëlindje nga partneri Tolgahan Sayışman.

“Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde. Të dua shumë!”, ishin fjalët që Tolga kishte zgjedhur për bashkëshorten e tij.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al