26 Shkurt, 2022

“T’ju tregoj se ka shqiptarë këtej”/ Mozzik i bashkohet protestës kundër Putin nga ky shtet i botës


Qindra njerëz janë mbledhur në qytetet kryesore evropiane, amerikane, aziatike dhe para zyrave diplomatike të Federatës për të dënuar sulmin e Moskës në Kiev. Protestës i është bashkuar edhe reperi i njohur Mozzik nga Helsinborgu i Suedisë.

Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook disa foto nga protesta që po zhvillohet në Suedi.

Reperi shihet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në foton e publikuar të cilën e shoqëron me mbishkrimin: “Vetëm thash t’ju tregoj se ka shqiptarë këtej”.

Ndërkohë pas tij duken shumë protestues të tjerë me flamurin e ukrainës dhe banderola në duar.

Portesta janë zhvilluar edhe në Rusi për të dënuar sulmin e vendit te tyre ndaj Ukrainës në ditët e fundit. Pamjet në rrjet treguan protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha të Rusisë, duke marshuar në rrugë ndërsa mbanin pankarta që shkruanin “Jo luftës”.

Protestat u raportuan madje deri në qytetin e mbuluar nga bora të Novosibirsk, në rajonin jugor rus të Siberisë.

 

 

© Panoramaplus.al