7 Shkurt, 2022

Tjetër incident në shtëpinë e Big Brother VIP, Donaldi thyen tavolinën dhe rrëzohet në tokë. Banorët e tjerë nuk lëvizin nga vendi


Një tjetër “incident” në shtëpinë e Big Brother VIP, ku këtë herë është përfshirë aktori Donald Veshaj.

donaldi djep3

Fatmirësisht incidenti ka qenë pa pasoja për Donaldin, i cili ka qenë duke interpretuar rolin e “Gjinos” tek filmi “14 vjeç dhëndër” me aktoren Monika Lubonja.

Në një moment, Donaldi ka përdorur tavolinën si “djep”.

Por për shkak të rëndesës së tij, tavolinës nuk i kanë mbajtur gjatë këmbët dhe është thyer, duke rrëzuar kështu Donaldin në tokë.

Këtë moment e kanë parë edhe banorët e tjerë të shtëpisë të cilët kanë nisur të qeshin. Monika ndërkohë ka ikur duke mbajtur “barkun me dorë” nga të qeshurat.

donaldi djep donaldi djep2 donaldi djep3 donaldi djep4 donaldi djep5 donaldi djep6

© Panoramaplus.al