Dokumentari “The Tinder Swinder” në Netflix tregon historinë e një mashtruesi famëkeq, i cili dyshohet se përdori aplikacionet e takimeve Tinder dhe Hinge për të shfaqur një jetë luksoze, ndërkohë që mashtronte gratë në të gjithë Europën. Por kush është historia reale ku është bazuar ky dokumentar?

Kush është Tinder Swindler (mashtruesi i vërtetë i Tinder)?
Emri i vërtetë i mashtruesit nga Izraeli është Shimon Hayut. Ai përdori aplikacionin e lidhjeve për të takuar shumë gra, me qëllim për t’iu vjedhur shuma të mëdha parash. The Times of Israel, raporton se në total ai ka vjedhur 10 milionë dollarë.
Shimon përdorte identitete të rreme në mënyrë që skema e tij të funksiononte. Në Tinder ai prezantohej si Simon Leviev, duke pretenduar se ishte djali i Lev Leviv.

Si funskiononte skema e mashtrimit?
Shimon, ose siç njihet me emrin Simon kishte një model:
Ai njihte një grua në aplikacionin për të takime, e çonte në takim në hotele luksoze apo i ofronte fluturime rreth botës, makina të shtrenjta dhe truproja. Në këtë mënyrë ai krijonte një marrëdhënie me besim dhe dashuri. Disa gra me të cilat ka dalë treguan se ëndërronin të krijonin familje dhe kërkonin për shtëpi ku mund të jetonin bashkë.
Gjatë dokumentarit ato rrëfyen se vinte një moment që, Simon u tregonte se armiqtë e tij po e kërcënonin. Madje u dërgonte foto të truprojës së gjakosur nga këta armiq, për ta bërë situatën të besueshme.

Pasi gratë i besonin në historinë e tij me armiqtë që e kërcënonin, Simon u dërgonte mesazh duke iu thënë se karta e tij e kreditit nuk mund të përdorej për arsye sigurie dhe do të duhej të përdorte kartat e tyre si.
Viktimat shtojnë se ai u kërkonte edhe që të merrnin kredi. Duke marrë parasysh faktin se ai ishe “i pasur”, dhe se ai ishte miku i tyre prej muajsh, ato nuk dyshonin dhe bënin atë që ai iu kërkonte.
Ishte njëra prej viktimave të tij, e cila i dha atij 250,000 dollarë dhe më pas u informua për skemën e mashtrimit. Ajo e bëri histoinë e tij publike dhe e shpërndarë në media duke e bërë figurën Simon të njohur kudo.
Ayleen Koeleman, një nga të dashurat e tij vendosi të qëndroie në kontakt me të edhe pas leximit të aritkujve, në mënyrë që t’i nxirrte sa më shumë informacione.
Pasi zbuloi se ai po udhëtonte në Greqi ajo iu tregoi autoriteteve të gjitha të dhënat. Menjëherë pas kësaj, Simon u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua me 15 muaj burg.
Megjithatë ai u lirua nga burgu pas pesë muajsh, por tanimë është bllokuar nga aplikacionet e takimeve dhe në të gjitha rrjetet sociale.
Në përfundim të dokumentarit, mashtruesi shfaqet gjithsesi me një jetesë luksoze kreh një të dashure të re. Nga ana tjetër, gratë që ka mashtruar vazhdojnë të paguajnë kreditë që morën për të.

© Panoramaplus.al

