Ndarja e këngëtarit të njohur Blero Muharremi dhe ish-partneres së tij Afrona Dika ishte ndër ato më të bujshmet.

Teksa dukej se çdo gjë po shkonte më së miri, dyshja i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, ndërsa nuk kaloi shumë kohë dhe ata rigjetën sërish dashurinë.

Vetëm disa muaj më parë blogerja konfirmoi lidhjen me një djalë nga zvicra, i cili quhet James.

Megjithatë prej disa ditësh dyshja nuk ndiqen së bashku në Instagram, ndërsa ky veprim nxiti dyshimet e publikut se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Mirëpo mesa duket në lidhje me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë Afrona përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka publikuar në InstaStory një shprehje duke treguar që është e mërzitur, ndërsa ka shtuar akoma më shumë zërat për ndarje.
“Është në rregull të jesh e frikësuar. Por duhet ta sfidosh veten, të hapesh, dashurosh, të bësh gabime, të mësosh, të bëhesh më e fortë. Dhe të fillosh sërish nga e para”, ka shkruar Afrona.

Megjithatë akoma nuk dihet nëse dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre të dashurisë apo jo.
© Panoramaplus.al

