“Debati” i shumëpërfolur mes këngëtares së njohur Dafina Zeqiri dhe blogeres Sara Hoxha së fundi është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes.

Kjo e fundit gjatë një interviste tregoi se si nisën hatërmbetjet mes tyre, ndërsa nuk kaloi shumë kohë dhe Dafina reagoi përmes një portimi në “Threads”.
“Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë”, u shpreh blogerja.
“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”– tha Dafina.
Mirëpo së fundmi “dramës” së vajzave i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Melinda Ademi, e cila ka komentuar postimin që Dafina ka bërë në llogarinë e saj në këtë aplikacion.
“Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”– tha këngëtarja ndër të tjera.
“Ti vetëm feministe nuk je”- ka shkruar Melinda, ndërsa krahas saj ka vendosur një emoj klouni duke treguar kështu që në këtë histori ajo mbështet Sarën.

Kujtojmë që “përplasjet” mes tyre nisën kur në mediat rozë qarkulluan lajme se në një fragment në këngët e tyre, Dafina dhe Ledri po i kthejnë përgjigje njëri-tjetrit.




© Panoramaplus.al

