Jonida Vokshi i la të gjithë me gojën hapur kur postoi foto të trupit të saj pas shtatzënisë.
Aktorja e njohur i befasoi të gjithë me linjat e saj perfekte trupore dhe dukej sikur nuk kishte qenë shtatzënë.

Jonida ‘i xhelozoi’ të gjithë përfshirë edhe miken e kolegen e saj Olta Gixhari, e cila është shtatzënë.
Së fundmi, Jonida publikoi një selfie ku dukej më e bukur se kurrë.

Imazhi i saj ka tërhequr vëmendjen e Oltës, e cila komplimenton për bukurinë e saj ndërsa me shaka i thotë: “Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzënisë edhe pse je bere mama ? nuk e kemi lënë kështu ??❤️❤”
Ndërkohë Gixhari gjithashtu është në pritje të ëmbël dhe ka shtuar peshë nga shtatzënia.
Aktorja pak kohë më parë u shpreh se nuk e ka përmendur fjalën beli përgjatë gjithë kohës.

“Fjala qe kam përdorur zero këto muaj : Bel ,beli, për belin, te beli, puuu ca beli ?”- shkroi ajo.
Olta po shijon dashurinë me partnerin e saj misterioz në Spanjë dhe nuk ka dhënë shumë detaje nga shtatzënia.
Nuk dihet ende gjinia e fëmijës apo sa muajshe shtatzënë është ajo.
/Panoramaplus.al



