5 Gusht, 2022

Ti më bën krenare! Michelle i bën dedikimin e ëmbël Barack Obama-s, publikon foton e rrallë nga rinia e ish-presidentit


Dita e djeshme ka përkuar me 61-vjetorin e lindjes së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Në këtë ditë të shënuar Obama ka marrë mesazhe të shumta urimi dhe vlerësimi. Por çfarë tërhoqi vëmendje ishte dedikimi i ëmbël i bashkëshortes së tij, Michelle Obama.

Ish-zonja e parë e Amerikës ka ndarë në faqen e saj zyrtare në Facebook një foto ku duket bashkëshorti i saj në një moshë shumë të re. Një djalosh i mbajtur, mund të themi nga fotoja se Obama nuk ka ndryshuar shumë.

“Gëzuar ditëlindjen i dashuri im! Jeta me ty thjesht po përmirësohet çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua”,-shkruan Michelle krahas fotos.

Më herët në podcast-in e saj “The Michelle Obama Podcast”, ish-zonja e parë rrëfeu arsyjen pse u dashurua me Barack Obamën.

“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita,”– tha Michelle Obama.

© Panoramaplus.al