9 Prill, 2024

“Ti je shumë kurba”/ Erjola shpërthen keq ndaj Rikes! Banorja e “BBVIP”: Mos ma ngre zërin se s’ta kam frikën


Me tone të larta, dy miket Rike Roçi dhe Erjola Doçi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa moderatorja po bisedonte me banoren, kjo e fundit i është shmangur bisedës duke mos e lënë atë që të çojë mendimin deri në fund.

Kjo gjë e ka acaruar keq Erjolën, e cila ka shpërthyer keq ndaj modeles duke i thënë që ajo po ja devijon bisedën.

“Mos ma ngre zërin se s’ta kam frikën, ta dish”- iu drejtua Rike, ndërsa Erjola iu përgjigj: “Ta ngre kur bëhet fjalë për gojën time. Rike thirri mendjes.

 

Pjesë nga debati:

Erjola: Mos më thuaj dot ti

Rike: Ti je shumë kurba

Erjola: Unë jam fare kurba, ti them sy më sy. Ti e lëviz kokën shpirti im kur thua gjëra

Rike: Mos ma ngrej zërin Erjola

Erjola: Ta ngre kur je në bisedë me mua dhe ma devijon bisedën

Rike: Mos ma ngre zërin se s’ta kam frikën, ta dish

Erjola: Ta ngrejë kur bëhet fjalë për gojën time. Rike thirri mendjes

Rike: Se ngren zërin s’do të thotë se ke të drejtë. E mbro Julin, merre edhe ti tapetin me ju falë

© Panoramaplus.al