Modelja e njohur Jori Delli, prej vitesh jeton dhe punon në shtetin fqinj, Italinë. Që pas pjesmarrjes në “BBVip” ajo ka arritur që të bëhet një ndër vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Jori është shumë aktive në rrjetet sociale, e cila shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi modelja së bashku me disa nga ish-banorët e “BBV” kanë shkuar në Turqi, ku do të bëjnë xhirimet e “Kepit të Vip-ave”.
Ditën e sotme Jori ka publikuar një video në Instagram së bashku me Ronaldo Sharkën, i cili në një moment i propozon asaj për martesë, ndërsa modelja duke qeshur përgjigjet me “jo”.
Kujtojmë që Jori dhe Ronaldo njihen për shakatë që ata bëjnë, ku e tillë ishte edhe kjo video e tyre.
Pjesë nga biseda në video:
Jori: Ti e di që unë të dua pa fund!
Ronaldo: Seriozisht?
Lori: Unë e kam shumë xhan Ronin.
Ronaldo: A do martohesh me mua? Do të bëhesh gruaja ime? Në të mirë dhe në të keqe, ti je njeriu më i bukur që në kam parë në planetin tokë.
Jori: Jo.

