15 Gusht, 2023

“Ti je drita e syve të mi”- Keisi Medini feston ditëlindjen, urimin më të veçantë këngëtarja e mori nga Sabiani


Sot është një ditë shumë e veçantë për Keisi Medinin, pasi ajo feston 23-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq speciale për të këngëtarja mori shumë urime nga familjarët dhe miqtë e saj më të ngushtë, ndërsa atë më të veçantin ish-banorja e mori nga babi i saj, Sabian Medini.

Teksa publikoi në Instagram një foto krah të bijës, ai zgjodhi fjalët më të bukura për të uruar Keisin në ditën e saj të lindjes.

Sot do të marrësh miliona urime , por babo të uron dhe të kujdes çdo ditë . Nuk mjafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time . Se jo vetëm ti , por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi . Falenderoj zotin në çdo moment që kam fatin të jem babo jot Keisi Medinin.”– ka shkruar Sabiani.

Kujtojmë që shpesh herë Keisi ka treguar lidhjen e ngushtë që ajo ka me të atin, ndërsa e konsideron atë si shokun e saj më të mirë.

© Panoramaplus.al