Aktori John Aniston, babai i Jennifer Aniston, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë Aniston përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi disa fjalë prekëse për babain e ndjerë. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së tij.
“Babai im i ëmbël…John Anthony Aniston”, shkroi Jennifer krahas disa fotografive me të atin. “Ti ishe një nga njerëzit më të bukur që kam njohur ndonjëherë, jam shumë mirënjohëse që u ngjite në qiell në paqe dhe pa dhimbje. Dhe me 11/11, gjithmonë keni pasur kohën e përsosur, ky numër do të ketë përgjithmonë një kuptim edhe më të madh për mua tani. Unë do të të dua deri në fund të kohës.”, ka shkruar aktorja.

Jennifer Aniston nuk është një ‘fanse e flaktë’ e rrjeteve sociale.

“Unë i urrej mediat sociale. Nuk jam e mirë me to,”- tha ajo për revistën ‘Allure’. Kur aktorja iu bashkua Instagramit në tetor 2019, ajo pranoi se ishte ” personi më pak i entuziasmuar që e bëri këtë”, por shpjegoi se më në fund u bashkua kur “u lodh” nga njerëzit që i kërkonin të hapte një profil të sajën. Ajo madje vendosi një rekord në atë kohë duke fituar 1 milion ndjekës në më pak se pesë orë . (Tani, ajo ka 40.7 milionë ndjekës.)
© Panoramaplus.al
