Emanuela Morini, bashkëshortja e Ilir Shaqirit ka reaguar për herë të parë pas fitores së tij të “Big Brother VIP”.

Ditën e premte balerini mori çmimin prej 100 mijë eurosh pasi u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë uruar Ilirin teksa një dedikim shumë të ëmbël e ka bërë në rrjetet sociale edhe bashkëshortja e tij Emanuela.
Emanuela ka publikuar një foto nga momenti kur ai ka marrë çmimin krahas së cilës ka shkruar:
“Një nga emocionet më të bukura të jetës sime. Ilir Shaqiri, ai që ndezi dritat e shtëpisë së BB VIP dhe ai që i fiku pas 4 muaj e gjysmë. Krenar për ty gjithmonë e më shumë”.
View this post on Instagram
Po ashtu nuk kanë munguar disa fjalë shumë të ndjera as nga vajza e tij, Emily. Në një postim në Instagram ajo shkruan se Iliri është shembull për të dhe për të gjithë që e ndjekin. “Kjo eksperiencë fantastike ka përfunduar dhe në mënyrën më të mirë… babi je shembull për mua dhe për gjithë ata që të ndjekin. Kthehu tek unë fitues”.
Kujtojmë që Emanuela ishte e pranishme në studio ndërsa e Emily nuk mundi që të vinte pasi ishte infektuar me koronavirus.
© Panoramaplus.al
