Elvana Gjata që pas kthimit nga SHBA i është rikthyer karrierës në vendin tonë. Këngëtarja ka fituar prapë postin e saj si një ndër më të paguarat në netët live.

E natyrisht që të shumtë janë fansat që e mirëpresin në koncertet e saj. E ngrohtë ka qenë pritja edhe në koncertin e fundit të këngëtares. Fansi e ka pritur Elvanën me një propozim gazmor. Përmes një fotoje në telefonin e tij drejtuar nga këngëtarja, djali kishte shkruar: “T’i boj letrat e Suedisë”.
Ky mesazh ka kaluar me të qeshura edhe nga vetë këngëtarja që e ka ndërprerë këngën për t’u fokusuar tek ftesa e çuditshme. Kjo ka shkaktuar të qeshura në sallë. Videoja është shpërndarë në rrjetin social TikTok nga fansi i saj, ku në mbishkrim të videos kishte shkruar shkurtimisht fjalën “gruaja”.
© Panoramaplus.al

