Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira dhe ish-partneri i saj, Gerard Pique një vit më parë i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare pas tradhtisë së këtij të fundit me partneren e tij aktuale, Clara Chia.

E teksa artistja e akuzonte futbollsitin për tradhti, së fundmi një gazetarë i revdisa miq të afërt me dyshen kanë deklaruar për revistën spanjolle, El Nacional de Catalunya se që tre vite çifti kishin bërë një marrëveshje të përbashkët për të pasur një marrëdhënie të hapur.
“Ekziston një marrëveshje në të cilën ‘ti bën atë që dëshiron dhe unë bëj atë që dua unë’, por para mediave ne vazhdojmë të jemi çift”, tha një gazetar për revistën spanjolle.
Sipas Daily Mail këto deklarata mbështeten edhe nga miqtë më të afërt të Shakirës dhe Pique, pasi mesa duket rrethi i tyre shoqëror e dinin për këtë marrëveshje.
Për këtë arsye, kur këngëtarja konfirmoi në Instagram ndarjen e marrëdhënoies së saj 11-vjeçare me Pique për shkak të tradhtisë së këtij të fundit, të gjithë rrethi i tyre ngelën të habitur.
“Rrethi i tyre shoqëror i futbollistit u befasua nga deklaratat e Shakirës”, shtoi Avilés. Në të njëjtin hetim nga revista spanjolle El Nacional de Catalunya, një tjetër gazetare, Pilar Vidal, shtoi: “Pique nuk dëshiron të dilnin lajme se arsyeja e ndarjes së tyre ishte pabesia. Ai u befasua nga deklarata, sepse është ajo që merr iniciativën”.
Mirëpo, deri më tani nuk janë konfirmuar informacionet për lidhjen e supozuar të hapur që Shakira dhe Piqué kanë pasur dhe që mesa duket kjo gjë i ka lejuar ata të dalin me persona të tjerë ndërsa ishin bashkë.



