12 Tetor, 2023

Thyen krahun gjatë performancës në “Dancing with the Stars”, por a do ta vazhdojë garën Saimir Korreshi?


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi së fundmi është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.

Mirëpo gjatë performancës në këtë konkurs, Korreshit i ka ndodhur një incident, duke lënduar rëndë krahun.

Theu krahun, Saimir Korreshi zbulon nëse do ta vazhdojë garën në DWTS

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar më shumë rreth kësaj experience.

“Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim”- tha deputeti.

Teksa u pyet nëse do të vazhdojë sërish garën për të fituar çmimin e madh, konkurenti ëhstë shprehur se ka pësuar një lëndim shumë sëerioz pasi ai ka thyer kockën e krahut.

Është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin”- u shpreh Korreshi.

 

© Panoramaplus.al