‘Vajza e sekrete’ e Vladimir Putinit ka rënë në sy në rrjetet e saj sociale pas pushtimit të përgjakshëm të Ukrainës nga Rusia . Luiza Rozova, 18-vjeç, një studente në Shën Petersburg, thuhet se është vajza e jashtëligjshme e liderit të Moskës dhe ka rënë në sy në internet në lidhje me mesazhet që ajo i ka dërguar Putinit në rrjetet sociale.
Një mesazh thoshte: “A ndodheni brenda në bunker?? Si një mi?”
Të tjerë e kritikuan atë për një mënyrë jetese të shtrenjtë, ndërsa veprimet e Putinit shkaktojnë mijëra vdekje dhe vuajtje për miliona njerëz. Luzia është vajza, e Svetlana Krivonogikh, 45 vjeçe, e cila më parë ka punuar si pastruese kurse tani është pjesërisht pronare e një banke të madhe ruse.
Svetlana zotëron një rezidencë prej 3.1 milionë funtesh në Monako dhe nuk i ka reaguar në lidhje me pretendimet se vajza e saj ishte babai i Putinit. Presidenti kurrë nuk e ka pranuar publikisht Luzian si vajzën e tij.
Luiza ndaloi së qenuri asktive në rrjetet e saj social rreth pesë muaj më parë, duke shkaktuar dyshime se Putini mund ta kishte kërcënuar atë.
Megjithatë, llogaria e saj është publike dhe në një postim në Instagramin e 18-vjeçares thuhet se ajo është “bija e një vrasësi, krimineli lufte, psikopati dhe droge”.
Shumë postime përfshijnë flamurin blu-verdhë ukrainas dhe një prej tyre mbante mesazhin: “Kombi rus duhet të ngrihet kundër këtij diktatori.”
Por, ndërkohë që shumë ndjekës e kanë kritikuar Luizën, disa të tjerë e kanë mbrojtur duke thënë: “Mos e gjykoni … nuk është faji i saj.”
“Ajo nuk mund të bëjë asgjë”. Ndërsa një tjetër tha: “ Ësdhtë thjesht një njeri, ajo nuk është fajtore për këtë gjë.”
Ndërsa një komentues i ka kthyer përgjigjen: “Po, ajo është fajtore për bashkëpunim pasiv. Është njësoj si shumica e gjermanëve në periudhën naziste.”
“Ajo qëndron e heshtur, sepse e di nëse i thotë një fjalë të keqe babit, do t’i hiqet paratë e mëdha, apartamentet dhe gjërat e shtrenjta”.
“Fatkeqësisht, ka gjëra të rëndësishme dhe gjëra më të rëndësishme. Me sa duket, çantat dhe vilat janë më të rëndësishme për të sesa jeta e njeriu”- kanë qenë disa prej komenteve negative.
Putin ka dy vajza nga ish-gruaja e tij Lyudmila, ish-zonja e parë e Kremlinit. Po kështu, asnjëra prej tyre – Dr Maria Vorontsova, 36, një gjenetiste dhe Katerina Tikhonova, 35, një kërcimtare e kthyer në matematikan, nuk kanë bërë ndonjë koment për luftën.
Burimet kanë treguar se Putin kishte urdhëruar familjen e tij të fshihej në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë në Siberi..
Luzia u përball me kritika teksa Ukraina vazhdon të vuajë nën rrethimin nga forcat e babait të saj, ndërsa më parë postonte foto të jetës së saj në kafene, në udhëtime në Paris, në drejtimin e labelit të saj të modës ose duke punuar si DJ.



