24 Maj, 2023

“Thoshte se ishte gruaja e tij e ëndrrave”/ Tom Cruise kërkonte një lidhje dashurie me Shakirën. Flasin burimet pranë këngëtares: Ajo nuk donte ta ofendonte…


Disa javë më parë Shakira u pa nën shoqërinë e aktorit të njohur Tom Cruise gjatë qëndrimit në Miami. Burimet asokohe treguan se gjatë takimit aktori ishte mahnitur absolutisht nga këngëtarja, madje ai i tha rrethit të tij të ngushtë se do të dëshironte të kishte një lidhje me të.

Por sipas një burimi të afërt me Shakira, i cili foli për Daily Mirror, këngëtarja, nuk ishte e interesuar për tu njohur më shumë me yllin hollivudian.

Sipas The Mirror, Tom Cruise e mbajti interesin e tij të lartë sepse ai me të vërtetë ndjeu se mund të kishte diçka me shumë me yllin latin.

Tom Cruise tashmë po bënte supozime dhe lëvizje për të fituar zemrën e saj. Pasi u takua me Shakirën, aktori ishte i bindur se kishte takuar një partnere pëe të kaluar jetën. Gjithçka filloi kur Tom thuhet se vazhdonte të shprehej se Shakira ishte gruaja e tij e ëndrrave.

Por Shakira nuk dëshiron të ofendojë Tom Cruise.

Megjithatë, Shakira nuk dëshironte ta ofendonte atë dhe donte të siguronte botën se raporti mes tyre ishte vetëm miqësor.

“Nuk ka asnjë qëllim nga Shakira për të turpëruar apo mërzitur yllin e Top Gun por nuk ka absolutisht asnjë interes romantik nga ana e saj. Nëse ky ishte me të vërtetë qëllimi i saj, Tom Cruise tashmë e turpëroi veten nga gjithçka që ndodhi”– treguan burimet.

“Ai thjesht dëshiron të takohet me gra më të reja. Edhe pse Shakira nuk është edhe aq më e re se ai, ajo ende duket sikur është njëzet e ca”– përfunduan ata.

© Panoramaplus.al