8 Korrik, 2019

“Thjesht boll”, Marina zbulon suksesin e Luanës: Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë, ndërkombëtare


Luana Vjollca duket se ka hequr dorë nga pushimet, pasi së fundmi po punon shumë për projektet e reja muzikore. Madje duket se kjo verë dot ë jetë e saj.

Së fundmi, Luana ka publikuar disa bashkëpunime të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku, por duket se duhet të presim edhe të tjera këngë nga Luana.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”, moderatorja ka zbuluar se është duke u përgatitur fuqishëm për një projekt muzikor.

Por lidhur me këtë projekt, Luana ka vendosur që të mos tregojë asnjë detaj.

Ndërsa nga ana tjetër kemi motrën e saj, Marina Vjollca, e cila po shëtit nga një vend në një tjetër dhe po shijon detin. Në disa komente qe ka shkëmbyer me Marinën, kuptohet se Luana do të vijë sërish me një bashkëpunim dhe këtë herë diçka shumë e madhe po vjen.

“Thjesht boll”, i shkruan Luana të motrës, duke lënë të kuptohet se nuk duhet të publikojë më fotografi nga pushimet në vendet ekzotike.

“Bishë imagjino çdo bësh ti pas pak ditësh, mezi po pres”, i përgjigjet Marina asaj, duke zbuluar kështuse projekti i ri i Luanës do të kalojë kufijtë e suksesit.

“Imagjino çduhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”, vazhdonte kështu komenti i Marinës.

Ditën e djeshme “Prive” zbuloi se Luana ka gati një projekt muzikor me Shpat Kasapin, megjithatë nuk dihet nëse është i njëjti për të cilin ka folur Marina.

© Panoramaplus.al