Dy muaj pasi u larguan si çift nga programi i dashurisë “Për’puthen”, Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini i dhanë fund lidhjes së tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana. Që pas deklaratës së tij ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.
Së fundmi ish-konkurrentja e Për’puthen ka publikuar në Instastory një video, e cila konsiderohet si “thumb” ndaj ish të dashurit të saj. Me një këngë në sfond që thotë të njejtat fjalë, Ana shkruan:
“Thirri mendjes o kokëqyp”

Më tej në një tjetër story në rrjetin social, Ana shihet nën shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenteje, Mikela Pupa. Kjo e fundit nuk i ka kursyer ironitë ndaj Brunos, ndërsa në videon e publikuar shprehet:
“Sot kam dalë për kafe me një nga gocat. Por ia kam thënë gjithmonë që është më e mirë vetëm sesa e shoqëruar me dosido.”

Gjatë një interviste të dhënë një javë më parë Ana ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon. Ajo u pyet se kur i kishin ngulur thikën për herë të fundit dhe nuk hezitoi në përgjigje duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.
“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë,”-ka treguar Ana.
Të gjithë prisnin një përgjigje konkrete pse është ndarë ajo nga Bruno. A ishte tradhtia shkak i “shuarjes” së kësaj marrëdhënie!? Florjana për këtë e ka një përgjigje: Tradhëti, si kam vendos GPS se zbulohet shumë shpejt,”– shtoi Ana.


