Ish-konkurrentja e Për’puthen, Florjana Gjini vijon me postimet thumbuese më rrjetet sociale, pas ndarjes nga Bruno Shemsho.

Së fundmi në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, Ana duke qeshur këndon fragmentin e një kënge.
“Thirri mendjes”- dëgjohet në sfond gjatë videos.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që ish-konkurrentja ironizon në rrjetet sociale me këtë kënëg. Disa kohë më parë ajo publikoi një video në Instastory e cila konsiderohet si “thumb” ndaj ish të dashurit të saj. Ajo kishte në sfond të njejtën këngë në pjesën e të njëjtit tekst, megjithatë nuk dihet nëse kënga ka ndonjë kuptim të fshehtë për ish-çiftin.

Më tej në një tjetër story në rrjetin social, Ana shihet nën shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenteje, Mikela Pupa. Kjo e fundit nuk i ka kursyer ironitë ndaj Brunos, ndërsa në videon e publikuar shprehet:
“Sot kam dalë për kafe me një nga gocat. Por ia kam thënë gjithmonë që është më e mirë vetëm sesa e shoqëruar me dosido.”
Lajmi i ndarjes u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana. Që pas deklaratës së tij ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.
© Panoramaplus.al
