25 Qershor, 2021

“Thikat e mia” paska qenë një dedikim për ish të dashurën, Alban Ramosaj tregon si e ka pritur ajo këtë këngë


“Thikat e mia” ishte kënga që i solli fitoren Alban Ramosajt në “Kënga Magjike”.

alban ramosaj (4)

Gjatë një interviste për revistën “Class”, këngëtari ka treguar se teksti i këngës rrëfen një histori personale të tij.

alban ramosaj (1)

Të gjithë veprojmë në mënyrat tona pas ndarjeve, dikush vendos “të zhdukë” partnerin/en në momentin kritik të ndarjes, dikush thyhet e shkruan, thërret apo kërkon takim, dikush tjetër bën diçka tjetër e kështu me radhë.

Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë.

alban ramosaj (2)

Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare).

alban ramosaj (3)

Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”,- është shprehur Ramosaj.

alban ramosaj (1)

I pyetur nëse ka të reja nga jeta private, këngëtari u përgjigj:

Sigurisht që ka, plot madje, dita-ditës. Por nuk kam kuptuar dot kurrë interesin e atyre që duan të dinë për aspektin personal të një artisti. Unë nuk jam një reality-star, nuk kam folur kurrë specifikisht për jetën time personale se me cilën dal, kush është ajo, problemet familjare, shoqërore apo edhe gjëra të tjera.

alban ramosaj (6)

Unë prodhoj krijimtari kreative, përqendrohuni aty dhe më besoni se ka më shumë se mjaftueshëm për të ngopur oreksin kureshtar. Kur të dal në Big Brother, ‘Përputhen’ apo ‘Survivors’ a diçka të tillë, më pyesni apo gjykoni për ç’të doni”.

alban ramosaj (5)

Artisti tha se pas përfundimit të “Kënga Magjike” ka shkruar gjashtë këngë të reja dhe bashkë me ato që kishte, bëhen dhjetëra këngë që do të publikohen. Megjithatë, Albani merret edhe me regji, montazh, prandaj i është futur edhe botës së filmit.

alban ramosaj (7)

Në lidhje me planet në të ardhmen, ai tha se së shpetji do të udhëtojë drejt Turqisë për të finalizuar disa projekte, detajet e të cilave nuk i bëri të ditura.

alban ramosaj (2)

© Panoramaplus.al