Selena Gomez është rikthyer sërish në muzikë pasi publikoi disa ditë më parë projektin e saj më të ri “Single Soon”, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Mirëpo së fundmi, artistja i është përgjigjur një fansi në Instagram, teksa i tha se kishte thyer krahun.
“Theva dorën dhe u operova”, shkroi 31 vjeçarja, në seksionin e komenteve. “Nuk më intereson të shes asgjë. Jam e lumtur që bëj muzikë me miqtë e mi.”
Këngëtarja e hitit “Calm Down” nuk ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur lëndimi apo kur ka ndodhur operacioni.
Kujtojmë se disa ditë para se të publikonte projektin e ri muzikor, Selena tërhoëi vëmendjen e fansave me anë të një videoje të sajën në TikTok, ku mendohej se ishte një thumbim për ish-partnerin Justin Bieber i cili është i martuar me modelen Hailey Bieber tashmë.
Në videon e postuar ‘Tik Tok’, ajo bëri skenën e famshme të hapjes të serialit të famshëm ‘Sex and the City ‘kur Samantha Jones, e luajtur nga Kim Cattrall, i përgjigjet një telefonate nga i dashuri i saj i martuar, duke thënë: “Përshëndetje! Ka mbaruar, i thashë gruas sime [për ne]!”,ndërsa ajo e pyeti, “kush është ky?”
Dhe pjesë e këtij trendi u bë dhe këngëtarja e cila e imiton më së miri aktoren dhe rrjeti ka ‘shpërthyer’ në komente ku fansat mendojnë se Selena thumboi haptazi çiftin.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

